TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK: Në mars Kosova importoi vetëm 0.56 për qind energji, qytetarët po vazhdojnë të paguajnë 100 për qind rritje

nga tëvë1
4 Maj, 2022
0
A A
PDK: Në mars Kosova importoi vetëm 0.56 për qind energji, qytetarët po vazhdojnë të paguajnë 100 për qind rritje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në një konferencë për media tha se ky vendim ka qenë i panevojshëm dhe është e pakuptimtë që qytetarët të paguajnë faturat e energjisë elektrike me rritje kur ka prodhim të mjaftueshëm të energjisë për nevojat e konsumit të brendshëm.

“Sot jemi këtu për të paraqitur dhe për të zbërthyer këto fakte dhe kemi marrë si shembull muajin mars kur qytetarët tanë kanë paguar energjinë elektrike me 100 për qind. Prodhimi i energjisë ka mbuluar kërkesën e e konsumit. Madje, vetëm gjatë muajit mars, sipas shifrave që po i shihni, Kosova ka prodhuar 170 mijë megavat më shumë sesa kërkesa e konsumit.  Ndërkaq, ka importuar vetëm 0.56 për qind energji elektrike.”, tha ai.

Ismaili tha se Qeveria ka thënë se është thënë se kriza ka ndodhur për shkak të importit të madh, por faktet tregojnë se Kosova nuk ka pasur krizë energjetike.

“Ngritja e çmimit të energjisë elektrike i ka vënë qytetarët tanë para një dileme të madhe se ku duhet ndarë buxhetin familjar, a duhet të shkoj në produktet bazike të cilat janë shtrenjtuar, a duhet të paguajë faturën apo të hyj në borxhe familjare për të mbuluar muajin. Ky vendim me të cilin qytetarët tanë janë dëmtuar financiarisht ka qenë i padrejtë, i panevojshëm dhe faktet sot tregojnë që ne nuk kemi pasur nevojë fare ta ngrisim çmimin e energjisë.”, tha Ismaili.

Ndërkaq, deputetja Eliza Hoxha rikujtoi se Qeveria Kurti pas shumë vitesh i ktheu reduktimet e rrymës, duke mos ndërmarrë hapa me kohë karshi të ashtuquajturës krizë energjetike.

“E them kështu, të ashtuquajturën, sepse ironia qëndron në faktin e numrave të prezantuar nga kolegët e mi edhe në kuvend, e edhe në konferencat e kaluara për shtyp lidhur me këtë çështje ku shihet qartë se në muajin shkurt ka pasur mjaftueshëm prodhim nga brenda për t’i mbuluar nevojat e konsumit dhe se importi ka qenë në përqindje shumë të vogël, përderisa qytetarët kanë paguar faturen e shkurtit me çmimin e rritur. Dhe të mos harrojmë që është kalkuluar nga gjysma e muajit  sipas vendimit të ZRRE-së. Dhe, duke pasur konsum mjaftueshëm sërish në Kuvend vjen kërkesa për vazhdimin e gjendjes emergjente. Pra, kjo është ironia.”, tha Hoxha.

Andaj, PDK ka inicuar themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë, të cilin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po tentojnë ta pamundësojnë, por në rastet kur kërkesa për themelimin e komisionit vjen nga 1/3 e deputetëve Kuvendi detyrimisht në seancë plenare themelon komisionin.

“Pra, që të jemi të qartë, ky komision tashmë me kushtetutë dhe me Ligjin për hetim parlamentar duhet të cilësohet si i themeluar. Në të kundërtën çdo përpjekje për ta penguar dhe parandaluar themelimin e këtij Komisioni Hetimor përbën shkelje kushtetuese dhe cenim të demokracisë në vend. Kjo është hera e parë që në historinë parlamentare të pengohet themelimi i një komisioni hetimor, por kjo nuk është hera e parë që kjo qeveri e shkelë kushtetutën.”, theksoi Hoxha.

Tags: Energjiapdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Kanosi gruan e tij dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet i dyshuari

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohen dy persona në Komoran, në gjendje të dehur sulmuan një tjetër dhe ia bllokuan rrugën

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

E shtuna me diell dhe temperatura të larta

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

​Dita Botërore e sigurisë së ushqimit

LIVE- Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot, përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Vojvoda: Shpresojmë të bëjmë diçka të madhe

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Kualifikimet e Botërorit: Norvegjia poshtëron Italinë, Maqedoninë e Veriut e shpëton Alioski

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X