TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Ahmetit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Ahmeti e konfirmon se 35-vjeçarja e vrarë është nga komuna e Lipjanit

Kjo degë ka kërkuar që kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti të përgjigjet para drejtësisë dhe të japë dorëheqje për t’u lënë rrugë hetimeve, përcjell teve1.info

“Prej kohësh, ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që hetuesit e Krimeve Ekonomike të zbarkojnë në Komunën e Lipjanit, duke nisur nga fakti se gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm alarmonin për shumë parregullësi në këtë komunë, si: pagesa nga kategoria ekonomike joadekuate, zhvillim të procedurave të prokurimit jashtë planifikimit, dobësi gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, mungesë dëshmishë për arsyetimin e shpenzimeve nga përfituesit e subvencioneve, mungesë të planit për subvencione, sigurim jo valid i ekzekutimit, vonesa në realizimin e punimeve, shpenzim i ulët i buxhetit të kapitaleve. Po ashtu, prej kohësh ne kemi bërë të ditura dyshimet për rastet e korrupsionit me ndarjen e subvencioneve, dhënien e tenderëve për ndriçim publik, asfaltim dhe ndërtim të parqeve, dhënien e lejeve për mbindërtime nga militantët partiakë, dhe konkurset e kurdisura në arsim e shëndetësi”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, disa prej zyrtarëve të arrestuar kanë krijuar zingjir të korrupsionit në dhënien e lejeve ndërtimore.

“Në një nga tenderët e fituar nga një kompani, menaxher i kontatës është njëpri prej të arrestuarve të djeshëm, për të cilin Imri Ahmeti, në kohën e qeverisjes qendrore të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje, ka ndikuar në emërimin e tij kryesues i bordit të KUR Prishtina, i cili më pas e ka avancuar djalin e Imri Ahmetit në pozitë brenda kësaj kompanie. Po ashtu, disa prej zyrtarëve të arrestuar, kanë krijuar një zinxhir të korrupsionit në dhënien e lejeve ndërtimore. Ata bëjnë projektimet e objekteve ndërtimore, mbikëqyrjen, pranimin dhe legalizimin e tyre. Dhe nëse këta zyrtarë nuk e bëjnë projektimin, askush nuk mund të marrë leje ndërtimore në Komunën e Lipjanit”, thuhet në njoftimin e PDK-së, dega në Lipjan.

Siç thonë ata, dorëheqja e Ahmetit do të ishte para së gjithash obligim moral. Kjo degë thotë se nuk do të ndalen së denoncuari të gjitha shkeljet që do bëhen nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit.

“Këto e shumë raste të tjera që i kemi denoncuar në vayhdimësi viteve të fundit, janë dëshmi se në Lipjan ka pasur raste të rënda korrupsioni. Prandaj, dorëheqja e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti duhet të jetë para së gjithash obligim moral para të gjithë qytetarëve të Lipjanit, të cilët meritojnë të jenë të barabartë në marrjen e shërbimeve komunale dhe përfitimin nga investimet lokale. Ne nuk do të ndalemi së denoncuari cdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kemi fakte dhe dëshmi. Dhe do t’ua rikujtojmë ato në vazhdimësi qytetarëve dhe organeve të rendit, derisa drejtësia të vihet në vend”, thuhet tutje në reagim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar dje se nëntë zyrtarë komunalë të Lipjanit janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, duke e dëmtuar buxhetin e Komunës me 300 mijë euro. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli ndalon përsëri anijen me aktivistë dhe ndihma humanitare për në Gaza

Izraeli ndalon përsëri anijen me aktivistë dhe ndihma humanitare për në Gaza

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja

Foshnja 5-muajshe që vdiq nga uria në Gaza peshonte më pak se kur lindi

Foshnja 5-muajshe që vdiq nga uria në Gaza peshonte më pak se kur lindi

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier-Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

Zbardhet dinamika e vrasjes në Fier-Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

Izraeli ndalon përsëri anijen me aktivistë dhe ndihma humanitare për në Gaza

Izraeli ndalon përsëri anijen me aktivistë dhe ndihma humanitare për në Gaza

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Vetëplagoset me pushkë gjuetie një person në Gjakovë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Zjarr në një stallë në Lubizhdë të Prizrenit, ngordhin 8 lopë

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, në LVV presin zgjedhje të reja

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë me paraqitjen e provave të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X