TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Qeveria “Zdravo” po emëron zyrtarë që cenojnë shtetin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme: Qeveria “Zdravo” po emëron zyrtarë që cenojnë shtetin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, në konferencën e thirrur për medie  ka thënë se emërimi i Radoica Radomiroviqit si drejtor në komunën e Leposaviqit, e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve publike të Kosovës.

Sipas saj, ky emërim i Radomiroviqit, për të cilin ajo tha se është i biri i Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë, “dëshmon se tashmë Afera Zdravo nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit”.

“Dje, mediat raportuan edhe për një aderim të ri në institucionet e udhëhequra nga pushteti: Lulzim Hetemi, Kryetari i Leposaviçit nga Vetëvendosje, e ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviqit, Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë. Siç po e shihni, tashmë, Afera Zdravo, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit, por është aferë që ka implikime direkte në shoqërinë dhe në shtetin tonë, e mbi të gjitha në vetë karakterin e shtetit tonë. Para disa ditësh, në media doli një intervistë e ish-deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq, i cili, në përgjigje ndaj “kinse padisë” nga ana e Mimoza Kusarit për përgjimet e Aferës Zdravo, i nxori edhe disa pretendime jashtëzakonisht shqetësuese, për të cilat, konsiderojmë se duhet të jenë të shqetësuar të gjithë qytetarët e Kosovës. Në mes tjerash, u pa qartë se koordinimi në mes të Albin Kurtit dhe kriminelit Milan Radojçiq, është koordinim shumë më i thellë, e më i fortë, sesa përpjekjet idioteske të koalicionit Zdravo për ta minimizuar atë”

“Nga Simiqi mësuam se Radojçiqi e ka mbështetur Qeverinë Zdravo të Albin Kurtit, për shkak se përmes saj, ai ka realizuar interesat kombëtare të Serbisë. Paramendoni, kemi një qeveri, e cila duke shkelur mbi karakterin e shtetit, i akomodon interesat kombëtare të Serbisë përmes koordinimit me një kriminel ordiner si Milan Radojçiq. Kjo është ajo çfarë na shqetëson dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dhe për fund, kuptuam po ashtu se Mimoza Kusari, protagonistja e aferës Zdravo, në fakt paska mundësi të jetë protagoniste edhe e shumë përgjimeve të tjera, për të cilat paralajmëroi Simiqi, gjë që dëshmon qartë se ne dhe qytetarët e Kosovës, mund të kemi parë vetëm një pjesë fort të vogël, të llumit të madh anti-shtetëror, antikombëtar e anti-institucional, në të cilën është përfshirë qeveria Zdravo, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari”, tha ajo.

Tutje Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja kërkon hetim nga organet e rendit.

“PDK kërkon nga organet  e rendit që të hetojnë secilën veprimtari të protagonistëve në bisedën e publikuar nga përgjimet nga organet e sigurisë sonë kombëtare, “që të sigurohen se përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit, të mos jenë duke kryer ndonjë akt antikombëtar e anti-shtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë, të cilat interesa, sot mbrohen e realizohen përmes Albin Kurtit, Mimoza Kusarit e Milan Radojçiqit”, tha Deliu.

Derisa deputetja e PDK-së, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për të ndalë siç tha ajo, degradimin e vendit nga Qeveria Kurti.

“E përsërisim edhe një herë se katandisja e përgjithshme e vendit nga Qeveria “Zdravo”, është duke iu kushtuar qytetarëve në çdo drejtim, prandaj ne duam zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, degradimit e shthurjes së çdo gjëje që “Zdravo” Qeveria e ka nisur tash e gati tre vite”, tha më tej, Deliu – Kodra.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën