TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK kërkon miratimin e Projektligjit për Pensionet e policëve: Siguria e vendit s’i takon asnjë partie

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
PDK kërkon miratimin e Projektligjit për Pensionet e policëve: Siguria e vendit s’i takon asnjë partie

Pas miratimit nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, propozuesja e këtij Projektligji, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ftoi të gjithë ekspertët e fushës që të kontribuojnë.

Ajo ftoi edhe opozitë ta votojë Ligjin, duke bërë apel që të ketë debate konstruktive e përmbajtjesore të cilat do të ndihmojnë Policinë e Kosovës, sepse sipas saj, siguria e vendit nuk i takon asnjë partie politike.

“Ftoj të gjithë ekspertët dhe njohësit e fushës që të bëhen pjesë e këtij ligji, në mënyrë që ta kemi një ligj sa më të mirë për pensionimin e policëve të Kosovës, një ligj të implementueshëm, një ligj i cili iu garanton pensionim të dinjitetshëm Policisë së Kosovës. Sot kur siguria globale është në pikëpyetje, më shumë se kurrë Policisë së Kosovës i duhet një ligj i tillë, prandaj uroj dhe shpresoj që edhe në seancë kur të diskutohet ky Ligj mos të ketë debate pozitë e opozitë por të ketë debate konstruktive, debate përmbajtjesore të cilat do të ndihmojnë Policinë e Kosovës, sepse siguria e vendit nuk i takon asnjë partie politike”, tha Musliu.

E deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se janë të gatshëm që brenda afateve kohore ndërmjet dy leximeve, t’i presin komentet, qoftë nga sindikatat apo nga kushdo qoftë.

“Meqenëse sot më shumë se kurrë është nevoja që ky ligj të kalojë në Kuvend. Në komision e diskutuam që ky Ligj ka ndikime buxhetore që është e vërtetë dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm që edhe po të deshëm ne, nuk mund të bëhet përnjëherë mirëpo duhet të bëhet në mënyrë graduale, pra edhe procesi i rekrutimit kërkon një kohë, dhe dinamikat janë të tilla që ne poashtu do të jemi shumë fleksibil edhe në propozimin që mund të na vijë në afatet kohorë ndërmjet dy leximeve”, tha ai.

Për kalimin e këtij Ligji, u shpreh edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hisen Berisha. Ai e quajti shumë të nevojshëm kalimin e këtij Ligji në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk duhet harruar që komponenta më kyçe në vendin tonë për sigurinë e vendit është Policia e Kosovës me të gjitha kategoritë e forcave që kanë brenda. Kushtet e tyre të punës janë evidente, pra nuk janë të atij niveli siç duhet me qenë, pastaj janë kategoritë specifike siç e kam theksuar edhe në Komision, sepse potenciali i tyre më i madh ka ardhur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra janë njerëz që e kanë arrit një moshë e që fillon me dhënë efektet e saja në shëndetin e tyre, prandaj ka qenë domosdoshmëri që të ketë një ligj i cili e mundëson pensionimin e parakohshëm, atë invalidor por edhe pensionimin e rregullt në moshë më të reduktueshëm sesa është pensionimi i Shërbyesve civil”, u shpreh Berisha./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Flet shqiptari Albon Rexhepi, tregon si ndihmoi NASA-n në rrugën drejt Hënës

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm, angazhimi ynë për siguri do të vazhdojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën