TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK-ja propozon masa pas rritjes së çmimeve, e quan Qeverinë spektatore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
PDK-ja propozon masa pas rritjes së çmimeve, e quan Qeverinë spektatore

Në një konferencë për media, Ismaili tha se pushteti aktual është treguar shpërfillës ndaj dy krizave të njëpasnjëshme, asaj të energjisë dhe rritjes së papërballueshme së çmimeve, duke injoruar paralajmërimet nga opozita, shoqëria civile dhe analizat ndërkombëtare.

“Kujtojmë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e paralajmëroi Qeverinë Kurti për çmimet e energjisë disa muaj para se ato të bëheshin realitet për qytetarin. E njëjta ndodhi edhe kur paralajmëroi që çmimi i produkteve ushqimore do të rritej në masë drastike”, tha ai.

Sipas Ismailit, Qeveria Kurti ka marrë rolin e spektatorit duke u shndërruar në vëzhgues, dhe jo akter.

“E për më keq, të vetmen konstante e ka arsyetimin. Kjo qeveri krizën energjetike e reduktoi në kërkesën që qytetarët të mos luajnë play station, arsyetimin që rryma nuk ruhet në frigorifer dhe tani rekomandimin që qytetarët ta kthejnë miellin në furrë. Kështu nuk menaxhohet oferta dhe kërkesa në ekonomi”, ka shtuar Ismaili.

Ai tha se për herë të parë në historinë e pasluftës, Qeveria Kurti do ta fusë Kosovën në recension ekonomik.

“Në Kosovë sot kemi ngritje marramendëse të çmimeve, ku vaji, buka, mielli, etj po tregtohen me çmime që nuk përputhen me mundësitë financiare të qytetarit të Kosovës. Pushteti aktual është duke soditur këtë krize nga ndërtesa qeveritare, përderisa qeveritë në rajon dhe Europë janë duke u marrë aktivisisht me krijimin dhe implementimin e politikave, ligjeve dhe veprimeve të ndryshme për të mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimeve. Në Maqedoni të Veriut, Kroaci e më gjerë kemi veprime konkrete që frenojnë rritjen e çmimeve dhe mbrojnë ekonomitë familjare”, theksoi Ismaili.

“PDK konsideron se kriza ekonomike dhe sociale, por edhe pasiguria që po e përjeton qytetari i Kosovës është mbi betejën ditore partiake e politike dhe propozon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë këta hapa për zbutjen e krizës që ka kapluar qytetarët tanë: Të largoj përkohësisht akcizën e aplikueshme mbi importin e naftës për një periudhë 3 mujor, largimin e TVSH-së për mallrat esenciale si mielli, vaji, kripa dhe sheqeri deri më 1 korrik, largimin e TVSH-së për të gjitha lëndët e para në sektorin e bujqësisë deri më 1 tetor, largimin e TVSH-së për lëndët e para për prodhuesit vendorë të mallërave esenciale deri më 1 shtator, lansimin e një programi 3 mujor me BQK deri më 1 qershor për qytetarët që nuk mund ta përballojnë rritjen e çmimeve, t’i mbështesë furnitorët e grurit dhe produkteve tjera esenciale për t’u qasur në tregjet ndërkombëtare, të obligohen të gjitha ambasadat e Kosovës të vendosin kontakte per të siguruar furnizim me lëndë të parë për prodhuesit vendorë dhe mallëra esenciale për qytetarët”, ka thënë Ismaili.

“Edhe sot kur kriza e godet Ukrainën, qytetari e paguan faturën e Qeveria Kurti vëzhgon e arsyetohet. Prandaj, edhe sot si shumë herë tjera, po i bëjmë thirrje dhe kërkojmë nga pushteti aktual që të mos vazhdojë me arrogancë e arsyetime, por t’i kuptojë brengat e qytetareve dhe te ndegjoj kërkesat e tyre”, ka shtuar ai. /Teve1.info/

Tags: IsmailipdkQeveria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj për deklaratën e Bashës lidhur me rastin Dehari: Në kohën e Millosheviqit ai ka studiuar

Haradinaj për deklaratën e Bashës lidhur me rastin Dehari: Në kohën e Millosheviqit ai ka studiuar

Haradinaj kritikon Kurtin për letrën drejtuar Trendafilovës: Veprim i vonuar dhe politik, nuk ka bërë asgjë për lirimin e shokëve

Haradinaj kritikon Kurtin për letrën drejtuar Trendafilovës: Veprim i vonuar dhe politik, nuk ka bërë asgjë për lirimin e shokëve

Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

Spahiu: Propozimi i Konjufcës nuk është befasi, Kurti po synon zgjedhje më 28 dhjetor

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Barça befasohet në Brugge, City i sigurt ndaj Dortmundit

Barça befasohet në Brugge, City i sigurt ndaj Dortmundit

Emisioni “Info Nata” 05.11.2025

Emisioni “Info Nata” 05.11.2025

Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli

Spitali në Gaza pranon trupat e 15 të burgosurve palestinezë të dorëzuar nga Izraeli

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova të gjetur pa shenja jete në Tetovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën