Në seancën që po mbahet në Kuvend, Krasniqi e quajti Qeverinë Kurti të paaftë për të adresuar problemet problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e vendit, shkruan teve1.info
Tutje, ai përmendi edhe pesë masa të cilat duhet të merren urgjentisht për të tejkaluar krizën ekonomike, e që sipas tij, të njëjtat do japin efekt të menjëhershëm.
“Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë mujore, të eliminohet për një periudhë gjashtë mujore akciza mbi produktet e naftës, të lirohet konsumi i energjisë elektrike nga TVSH-ja për periudhën gjashtë mujore dhe subvencionimi me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 kilovat, të rriten pagat për aq sa është norma e inflacionit dhe të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale nga Trusti me kusht që gradualisht të rimbursohen mjetet e kontribuesve që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre të kursimit pensional”, tha ai. /Teve1.info/