TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK hap fushatën në Prizren, Hamza: Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti dhe zhvillimi

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
PDK hap fushatën në Prizren, Hamza: Kosova ka nevojë për një kapitull të ri stabiliteti dhe zhvillimi

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet nacionale të 28 dhjetorit, në Prizren, në qytetin që është simbol i bashkimit.

Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se nga ky qytet historik, PDK dhe mbështetësit e saj po hapin një kapitull të ri zhvillimi për të ardhmen e Kosovës.

“Jemi këtu, sepse Prizreni është simbol i bashkimit kombëtar. Këtu, para një shekulli e gjysmë, Lidhja e Prizrenit hapi një faqe të re të historisë sonë. Sot, nga ky qytet historik, ne po hapim një faqe të re për të ardhmen e Kosovës. Sepse, Kosova ka nevojë për një kapitull të ri. Një kapitull stabiliteti. Një kapitull zhvillimi. Një kapitull shprese. Kosova nuk ka më luks për eksperimente politike”, ka shtuar ai.

Hamza ka ftuar qytetarët të bëhen bashkë për të ecur përpara duke votuar PDK-në me numër 130.

“Qytetarë të dashur, Sot nuk ju ftoj të besoni në një individ, por në një ide më të madhe se secili prej nesh. Unë e kërkoj besimin tuaj vetëm për t’ju shërbyer. Me përgjegjësi, me guxim dhe me vizion do ta çojmë Kosovën përpara. Votoni numrin 130 dhe Partinë Demokratike të Kosovës. Bashkë, punojmë. Bashkë, ecim. Bashkë, fitojmë. Përpara për çdo qytetar. Përpara për çdo familje. Përpara për Kosovën”, ka theksuar Hamza.

Programi i kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza bazohet në katër shtylla: zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, arsim dhe shëndetësi, drejtësi dhe mbrojtje e politikë e jashtme.

Hamza është zotuar që Qeveria e udhëhequr nga ai do të bashkojë, integrojë dhe punojë për të gjithë.

“Ne besojmë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, që nuk e lë pas asnjë qytetar. Prandaj, do t’i rrisim pagat dhe pensionet.  Pagat për mësuesit dhe arsimtarët, për mjekët, policët, zjarrfikësit, ushtarët dhe për të gjithë ata që paguhen nga buxheti i shtetit do të rriten deri në 50%”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar lehtësira për bizneset, krijimin e Fondit të Papunësisë, themelimin e Gjykatës së Punës, ndërtimin e Stadiumit Olimpik Kombëtar, fond 30 milionë euro në vit për bursa studentore, ilaçe falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, drejtësi të pavarur nga politika.

“Do ta krijojmë Gardën Kombëtare të Kosovës, si forcë operative sipas standardeve të NATO-s. Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian për mua nuk ka alternativë. Do ta thellojmë partneritetin me NATO-n, do të punojmë për Partneritetin për Paqe, do ta rifillojmë Dialogun Strategjik me SHBA dhe do ta synojmë Marrëveshjen Strategjike me aleatin tonë kryesor. Po ashtu, do të punojmë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe për marrjen e statusit të kandidatit në BE”, ka shtuar Hamza më tej.

Hamza tha se ai dhe ekipi i tij ofron plan në vend të sloganeve, sepse Kosova ka nevojë për një qeveri që punon, jo që improvizon si qeveria e deritashme.

“Asnjë vend nuk ecë përpara kur politika shndërrohet në fushëbetejë. Asnjë familje nuk ndihet e sigurt pa stabilitet shtetëror. Asnjë i ri nuk sheh të ardhme aty ku sundon kaosi. I kemi provuar që pesë vjet të gjitha këto. Nuk funksionuan. Tani është koha për bashkimin. Për bashkimin tonë për të ecur përpara. Unë besoj se qytetarët e Kosovës dinë të dallojnë. Dinë të shohin përtej zhurmës. Dinë të zgjedhin të ardhmen. Mes kaosit dhe stabilitetit, zgjidhja është e qartë. Mes improvizimit dhe planit, mes përçarjes dhe bashkimit, PDK është zgjidhja. Sepse, ne punojmë për ta çuar Kosovën përpara”, ka theksuar lideri i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza, para të pranishmëve shpalosi detaje nga vizita e djeshme në Hagë te Presidenti Thaçi dhe Kryetari Veseli.

“Dje për pak orë u çmalla me presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Iu tregova që hapjen e fushatës do ta bëjmë sot në Prizren. Ata më kërkuan t’ju përcjell një mesazh të qartë: Na prisni të bashkuar. Do të shihemi së shpejti, në fitore dhe në liri. Le t’i përshëndesim nga Prizreni i bukur me një duartrokitje të madhe, që të gjithë luftëtarët e lirisë në Hagë. Pas pak muajsh, ne e presim rikthimin e tyre pranë familjeve, pranë popullit dhe në shtetin që e ndërtuan me shumë sakrificë. Do t’i presim të bashkuar, sepse Kosova që funksionon fillon me bashkimin tonë”, ka thënë ai.

Tags: bedri hamzapdkTeve1zgjedhjet 28 dhjetor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën