TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK fton prokurorinë të hetoj subvencionimin e teksteve shkollore

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
PDK fton prokurorinë të hetoj subvencionimin e teksteve shkollore

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar pushtetin për shkelje të ligjit me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore.

Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për media i kanë vërë ftesë Prokurorisë Speciale që ta hetoj rastin.

Ardian Kastrati, deputet i PDK-së tha se me përsëritjen e këtij vendimit pasojat i paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës

“Ministrja e Arsimit, Nagavci duke e shkel ligjin dhe pa u futur në procedura të rregullta tenderuese siç e parashikon ligji e ka marr prapë vendimin e njëjtë që me shku me modelin e njëjtë të subvencionimit të teksteve dhe mjeteve shkollore për arsimin fillor. Ne përveç që mendojmë se është shkelje e rëndë gjithashtu dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e një trajektore të zhvillimit të ngjarjeve të cilat i kanë parapri këtij procesi për të cilat than se janë shkelje të jashtëzakonshme ligjore”, tha Kastrati.

Sipas Kastratit përgjegjësi kryesor për këtë situatë është kryeministri Albin Kurti.

“Në Komisionin Hetimor ku kanë rapotu me dhjetëra drejtorë të drejtorive komunale nga të gjitha komunat e Kosovës pothuajse janë raportu shumë raste ku ka përfundu viti shkollor e ka raste që nuk i kanë marr tekstet shkollore hiq. E mos të flasim ju si prind keni hequr para librarive për ti marr ato tekste. Kjo krejt për me bo një eksperiment që donë Arbërie Nagavci për me ju fut një aventure e cila për mu bënë dhunë psikike dhe fizike ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Përgjegjësi kryesor është Albin Kurti. Gruaja e Albin Kurtit a do të pret nëpër librari sikur prindërit e tjerë që kanë me prite me orë të tëra në temperaturë mbi 30 gradë. Një njeri që thotë se këtu ka mirëqenie, ka avancim në arsim, që ekonomia po lulëzon le ta sjell mas pari me përjetu familja e vet këtu fatin e krejt këtyre të tjerëve se sa këtu ka mirëqenie, sa është ekonomia e arsimi në rregull”, tha ai.

Kastrati poashtu tha se krahasuar me vitet paraprake, vitin e kaluar janë shpenzuar 7 milion euro më shumë për subvencionimin e teksteve shkollore.

“Kur flasim te keqpërdorimet nga 4 milion e 300 mijë të planifikume këta me ndërrimin e modelit të subvencionimit vjet i kanë shpenzu 11 milion e 600 mijë vet e ka thënë Nagavci…. pra 7 milion euro më shumë sesa në të kaluarën e diku rreth 100 mijë nxënës më pak sepse 2015,2016,2017 numri i nxënësve ka variu nga 247 mijë në 250 mijë, kurse ky subvencionim vitin e kaluar me 7 milion euro më shumë 11.6 milion euro që kjo i ka marr nëpër gjitha linjat buxhetore 100 mijë nxënës më pak. Prandaj ne kemi bërë ftesë se këtu ka punë Prokuroria Speciale. Duhet të hetojmë ka janë shku këto miliona sepse nuk po dihet ka janë shku”, th ai duke shtuar se i kanë lënë shkollat pa dixhitalizim”, shtoi ai.

Edhe Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së tha se prokuroria e Kosovës me urgjencë duhet të veproj dhe ndaloj këtë keqpërdorim.

Poashtu ai ka përmendur se ka diferencë në çmime të librave të cilat sipas tij nuk janë të njëjtë si për klasën e parë si për të 5-tën. Diferencën e çmimit sipas Haxhiut janë detyruar prindërit ta paguajnë vet.

“Bazuar në hetimin parlamentar që e kemi pa për njoftimin tuaj të gjithë nxënësit nuk janë subvencionuar vitin e kaluar përtej kësaj kemi pas edhe subvencionime edhe furnizime me tekste të dyfishta, pabarazi dhe diskriminim dhe pamundësi e grupeve të margjinalizuara që të aplikojnë në E-Kosova dhe këtu pastaj ka ndodh që një pjesë e komuniteteve të marrin libra falas donacion e të njëjtit të përfitojnë edhe nga subvencionimi. Dhe çmimi i njëjtë sikur për klasën e parë sikur për klasën e 5-të nuk kushtojnë njëjtë”, shtoi Haxhiu.

Haxhiu shtoi se procesi i intervistimit të dëshmitarëve do të vazhdoj më 9 shtator kur Kuvendi fillon punën.

Sipas tij deri tani ka pasur shkelje ligjore, derisa ka njoftuar se nga qeveria kanë kërkuar listën e atyre që janë subvencionuar por që sipas tij qeveria ka hezituar tia janë atë informacion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën