TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

PDK fajëson VV-në për krizën institucionale, kërkon zgjedhje

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se zgjedhjet janë tashmë opsioni i vetëm për të dalë nga kriza institucionale e krijuar. Ndërkohë, sipas tyre, vendimi për shpërndarjen e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

by TËVË 1
3 javë ago
1 1
A A

E shtuna i solli në zyret e partisë.

Aty, anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, mbajtën një konferencë për media.

Ashtu siç pritej, folën për situatën aktuale politike.

Fillimisht u tha se në gjendjen në të cilën ndodhet vendi, zgjedhjet janë opsioni i vetëm.

Ndërsa, për faktin se u dështua të zgjidhej një president, fajtor po lënë partinë në pushtet.

“Problemi është dëshira për ta kontrolluar çdo institucion të vendit, dëshira për t’i ushtruar çdo aktor të tjerë politik ndaj një mentaliteti autoritar, pra për ta kapur çdo institucion”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të PDK-së, Arian Tahiri iu kundërpërgjigj edhe kryeministrit Kurti i cili të premten tha se PDK-ja kërkonte marrëveshje pa dhënë emra.

“Në momentin që z.Kurti ish pajtuar që kandidati dhe kundër kandidati me qenë prej PDK-së, pastaj kish qenë faza që ne të propozonim emra dhe jo me imponu emra, por të diskutohet bashkërisht se kush do të ishin emrat më të mirë”.

Andaj dekreti për shpërbërje të Kuvendit, sipas deputetit të kësaj partie, Përparim Gruda, është në përputhje me Kushtetutën.

“Kuvendi i Kosovës ka shkelur Kushtetutën me mosveprim duke mos zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues dhe për pasojë është shkelur Kushtetuta dhe pasoja e kësaj shkelje është shpërndarja e tij dhe shpallja e zgjedhjeve të reja”.

Sipas Grudës, afati 60 ditor që parasheh Kushtetuta, nuk vlen pas afatit 30 ditor që parashihet për zgjedhjen e presidentit.

“Afati 60 ditor shërben kryesisht për situata kur posti i presidentit mbetet vakant si në situata kur ai jep dorëheqje, shkarkohet apo vdes dhe në këto raste nuk mund të zbatohet afati prej 30 ditëve sepse ai lidhet me përfundimin e rregullt të mandatit të presidentit”.

Kësisoj në PDK janë të bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i rrëzojë ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, për çka thanë se do të dorëzojnë edhe komentet e tyre që veçse janë kërkuar nga organi më i lartë kushtetues.

Kronikë e realizuar nga gazetari Driton Sadiku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën