TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK e dërgon në Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme, reagon Hajdari

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hajdari: Vetëm më pak se 3 për qind të produkteve mungojnë në rezervën shtetërore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Ajo tha se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, që sipas saj ky informacion u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit, e siç tha ajo ndër të tjera e përmend si progres pikërisht këtë ligj.

“Opozita paska dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Investime të Qëndrueshme, duke tentuar t’a bllokojë, e të cilin Raporti i Progresit i Komisionit Evropian e vlerësoi si progres për vendin tonë.Për çudi, ky informacion u bë lajm një ditë pas publikimit të Raportit të Progresit, e i cili për koincidencë, ndër të tjera përmend si progres pikërisht këtë ligj.

Se çka e pengon opozitën Ligji për Investimet e Qëndrueshme, i miratuar në Kuvend më datë 19 tetor, do të duhej të na e thonin ata. Por, kuptohet qartë se ata nuk i pengon ligji në fjalë por puna dhe vendimet e mira të kësaj Qeverie, prandaj as s’kanë çfarë të thonë, por vetëm të na vonojnë investimet e qëndrueshme në pritje për të sjellur zhvillim ekonomik dhe punësim të denjë për qytetarët tanë”, ka shkruar ajo.

Tutje Hajdari është për t’u habitur se si disa opozitarë, ngrisin zërin kinse për të mirën qytetare, por kur një ligj për të mirën qytetare sillet në tavolinë, ata e përbuzin pa e menduar pikërisht dëmin që iu shkaktojnë qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Ajo më tej, ka thënë se Republika e Kosovës, përmes këtij ligji, nxit dhe mbron investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme, në përputhje me këto instrumente:

1.1. Parimet e investimit të përgjegjshëm, të mbështetura nga Kombet e Bashkuara; Rezolutën 71/313 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara;

1.2.Deklarata dhe vendimet për investimet ndërkombëtare dhe ndërmarrjet shumëkombëshe të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)”.

Ajo poashtu tha se ky ligj është në përputhje edhe me Rregulloren (BE) 2019/452 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian, e 19 marsit 2019, për themelimin e kornizës për verifikimin e investimeve të huaja direkte në Bashkimin Evropian.

“Ky ligj ka për qëllim të rregullojë promovimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e investimeve vendore, të huaja dhe nga diaspora, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.Ligji për Investime të Qëndrueshme parasheh mbrojtjen dhe sigurinë ndaj investitorëve, shqyrtimin e kujdesshëm të investimeve në sektorët prioritarë, kolegjin e Apelit, kujdesin pasues ndaj investitorëve dhe përzgjedhjen e veçantë të investitorëve”.

Po ashtu sipas saj, ky ligj parasheh rritje të kapaciteteve institucionale të shumëfishta që do të trajtonin aspektin e mbështetjes së bizneseve në përgjithësi dhe promovimin e investimeve në veçanti.

“Kujtojmë këtu që mungesa e kapaciteteve administrative të këtij dikasteri potencohet vazhdimisht në raportet ndërkombëtare, përfshirë Raportin e Progresit. Me Ligjin për Investime të Qëndrueshme, investitori i huaj ka të njëjtat të drejta dhe detyrime ligjore sikurse investitorët vendorë duke iu nënshtruar legjislacionit vendor dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës. Tendenca për ta bllokuar zbatimin e këtij ligji përveçse do të ketë ndikim negativ të drejtpërdrejtë tek bizneset dhe tërheqja e investitorëve të huaj, po ashtu do të pamundësojë zbatimin e reformave në përputhje me kërkesat e BE-së”, tha Hajdari.

PDK e dërgon në Gjykatë Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën