TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

PDK e AAK e kritikojnë Osmanin se s’ishte unifikuese

nga TËVË 1
6 Janar, 2024
0
A A
Osmani për sulmin në Turqi: Solidaritet i plotë me Erdoganin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kritikuar qëndrimin që ka mbajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë proceseve nëpër të cilat ka kaluar vendi gjatë vitit 2023.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë thënë se ajo ka qenë konstruktive në disa çështje, por që do të duhej të ishte me bashkëpunuese me opozitën.

Nga PDK-ja e AAK-ja kanë thënë se presidentja Osmani ka qenë asistente teknike e kryeministrit Albin Kurti dhe se ajo nuk e ka luajtur rolin unifikues që i takon në bazë të Kushtetutës.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se në aspektin ndërinstitucional gjatë viti 2023 ka pasur bashkëpunim të mirë ndërmjet institucioneve të presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit.

“Në aspektin ndërinstitucional mendoj ka qenë një bashkëpunim i mirë i institucioneve mesë presidencës, Kuvendit dhe ekzekutivit. Besoj që do të duhej të angazhohej më shumë dhe në bashkëpunim pak më të mire me opozitën edhe me aktoret tjerë sidomos në raport me dialogun, do të thotë përgatitjen e një strategjie të angazhimit në atë se çfarë duhet të angazhohemi për të dal prej kësaj situatës. Po ashtu mendoj që ka dhënë edhe një rol konstruktiv në një farë mënyre po e them në tensionimin e raporteve në mese kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Ka pas një rol konstruktiv ku ka filluar një bashkëpunim pak më i mirë sesa që ka qenë vitin e kaluar në mesë presidentes dhe kryeministri të Shqipërisë”, tha ai.

Rrahmani tha se shpreson që në vitin 2024 të përmirësohen angazhimet, raportet e po ashtu që të ketë edhe unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që të punohet për mirëqenien e qytetarëve.

“Kanë qenë disa angazhime, ka mund të jetë sidomos me opozitën një bashkëpunim më i mirë në aspektin e dialogut, por edhe në çështje të tjera.  Besoj që edhe vitin e ardhshëm do te vazhdoj dhe të përmirësohen këto angazhime dhe raporte dhe të kemi një unifikim më të madh të gjithë spektrit politik që ta përmbyllim një proces i cili po e mban peng Kosovën e sidomos në këtë kohë kur me duhet të angazhohemi secili që të kemi një mirëqenie më të mirë ekonomikë, një shëndetësi më të mirë, një arsim më cilësor edhe që duke marr parasysh që nga 1 janari do të jetë edhe  liberalizimi i vizave natyrisht që një ndër rreziqet më të mëdha është edhe ikja e të rinjve dhe fuqisë punëtore nga vendi. Kështu që na duhet një unifikim i shumë temave e kështu besoj që do të mund ti ndihmonim më së shumti Kosovës gjithë se bashku”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se roli i presidentes së vendit përcaktohet me Kushtetutë, por që sipas saj, presidentja Osmani në asnjë rrethanë nuk e ka respektuar rolin e saj dhe se ka heshtur e ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në vend. Ajo ka theksuar se Osmani e ka luajtur rolin e asistentes teknike të kryeministrit Albin Kurti.

“Në vend që të kemi një presidente e cila do të unifikonte popullin në situata normale e me theks të veçantë në situata krizash siç ka qenë kriza e 24 shtatorit, ne e kemi një presidente e cila e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit. Roli i presidentit apo i presidentes është shumë qartë përcaktohet në Kushtetutën e vendit prandaj ajo në as një formë nuk e ka respektuar rolin e saj. Ajo ka heshtur dhe ka pranuar si të mirëqene çdo gjë që ka ndodhur në këtë vend”, tha ai.

Musliu tha se presidentja ka heshtur në shumë probleme të cilat ka kaluar Kosova gjatë viti 2023, që sipas saj, kjo heshtje e ka bërë atë që të mos jetë kredibile në pozitën që ka.

“Loja me Prokurorin e shtetit, heshtja e saj ndaj sulmeve që ju kanë bërë gazetarëve të Kosovës, heshtja e saj me ditë të tëra për veriun, heshtja saj për skandalet diplomatike që po ndodhin çdo ditë. Heshtja saj ndaj kërkesave të Policisë së Kosovës e bënë presidentët të mos jetë kredibile, mos të flas se lista është e gjatë e problemeve për të cilat presidentja është dashtë ta jap mendimi dhe qëndrimin e saj. Të unifikoj popullin, të thërras edhe qeverinë që të reflektoj ndaj kërkesave të qytetarëve, ajo përkundrazi ka qenë një patericë e Albin Kurtit”, tha ajo për EO.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur se në historinë e pas luftës në Kosovë nuk ka pasur president më të heshtur dhe që nuk e ka luajtur rolin unifikues se sa presidentja Osmani.

Sipas saj, ajo një zëri ka përcjell politikat e kryeministrit Kurti, herë duke i dal në krahë vendimeve të tij, e herë duke mos folur për çështje që i takojnë me Kushtetutë.

“Në historinë e pas luftës ne nuk kemi pasur presidente më të heshtur edhe pa as një dyshim konkret nuk e ka luajtur rolin e unifikuesit. Sepse në plotë raste në situata në të cilat gjendet Kosova është dashtë me marr rol ashtu siç ja përshkruan vetë Kushtetuta e Kosovës, po kjo ka qenë një zëri i ka përcjell politikat e Albin Kuritit, herë duke dal në krahë të politikave të Albin Kurtit edhe herë duke mos u prononcuar duke ikur përgjegjësisë që ja jep Kushtetuta e Kosovës. Nuk e ka luajtur një rol siç është dashtë me luajt një presidente, kam pritur më shumë prej Vjosës për shkak të punës që e ka bërë edhe si deputete, ka qenë një deputet e zëshëm”, ka thënë ajo.

Tags: AAKpdkVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Veteranët e UÇK-së me agjendë të veçantë, nuk do të marrin pjesë në organizimin e qeverisë

OVL e UÇK-së: Vizita e Kryetares së Gjykatës Speciale, provokim i qëllimshëm

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Emisioni “Info Nata” 09.05.2025

Edhe një i lënduar tjetër nga thika në qendër të Prishtinës, arrestohet i dyshuari

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Tahiri-Beqa: Shoh përafrim që partitë e dikurshme opozitare do të bëhen bashkë për ta formuar qeverinë

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Rrecaj: As partia fituese nuk po ka vullnet me dalë nga ngërçi politik

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 09.05.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X