TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK dhe LDK adresojnë kritika ndaj Projektligjit për Këshillin Prokurorial

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
​Përfundon seanca për pabarazinë gjinore në shoqëri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.

“Ky projektligj veç një gjë siguron, prezencën e fuqishme të politikës në vendimmarrje në Këshillin Prokurorial. Pse po e them këtë, po e argumentojmë me fakte, neni 6 i këtij projektligji ndryshon përbërjen e Këshillit Prokurorial nga 13 anëtarë sa kanë qenë deri më tani, 10 prej tyre të propozuar nga prokuroritë dhe tre të tjerë të votuar në Kuvend dhe tash kemi zvogëlimin e tyre në shtatë. Në rregull, do të pajtohemi që të jenë shtatë, mirëpo zvogëlimi duhet të jetë proporcional dhe këtë rast, jo katër anëtarë t’i kemi nga Këshilli dhe tre të tjera nga jashtë. Akoma më keq, të kaluarën kur kemi zgjedh dy anëtarë në Kuvendin e Kosovës, njërin e kemi pas nga oda e avokatëve dhe tjetrin nga Fakulteti Juridik. Tash e keni lënë një zyrtari me pesë vjet përvojë pune të konkurrojë dhe me qenë pjesë e Këshillit Prokurorial. Kjo është vërtet degraduese”, tha ai.

Më i ashpër ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ky projektligj është ndër dokumentet më jo profesionale.

“Ky draft që na ka ardhur neve përpara është ndër dokumentet më jo profesionale të shkruara ndonjëherë, më jo logjike dhe më kontradiktore në dispozitë prej dispozite… Kush i ka shkruar këto ose lidhje s’ka me drejtësinë ose është i shkencave të bujqësisë ndoshta, jo i kësaj fushe”, thekson ai.

Mirëpo akuzave të tyre iu kundërpërgjigj ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Kuvendi i Kosovës zgjedh gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, a është ky politizim? Jo pra nuk është politizim. Unë konsideroj se Gjykata Kushtetuese si institucion është edhe më i rëndësishme… Kuvendi nuk ka mundur që t’i zgjedh as përfaqësuesin nga Oda e Avokatëve dhe as përfaqësuesin nga shoqëria civile. Prandaj ne kemi konsideruar se nuk duhet t’i lihet institucioneve e drejta për të propozuara, duke ditur se për vite me radhë kanë pasur të drejtën dhe nuk e kanë shfrytëzuar”, tha ajo./KSP/

Tags: LDKpdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza bën homazhe në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

Hamza bën homazhe në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën