TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​PDK dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e UP-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​PDK dërgon në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e UP-së

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Kushtetuese dy ligje dhe statutin e UP-së. Sipas kësaj partie, Ligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe statuti i UP-së janë në kundërshtim me frymën kushtetuese.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kjo janë tri beteja të reja, për të cilat shprehet i bindur se do i fitojnë.

“Grupi Parlamentar i PDK-së, rrjedhimisht PDK konsideron që tri nismat e fundit të miratuara në Kuvendin e Kosovës, dy prej tyre ligje dhe një prej tyre vendim. Janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe frymën kushtetuese në vendin tonë. Pra, sot kemi proceduar në rend të parë Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, përmes të cilit ky ligj synohet që të kontrollohet puna e mediave të lira në Republikën e Kosovës dhe të cenohet fjala e lirë në vendin tonë. Madje këtu ka shkuar aq larg sa që përmes këtij projektligji tentohet që të kontrollohen edhe personat fizik të cilët prodhojnë kontentet e tyre, të cilat mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes mediave sociale e kështu me radhë”, deklaroi ai.

Tahiri shtoi se nga Gjykata Kushtetuese po kërkojnë interpretimin edhe për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Është edhe Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, një ligj ku ju e dini që GP i PDK-së e ka fituar një betejë, jo më pak se një vit prej kur është marrë vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Nuk e dimë se cila është arsyeja e këtij pushteti e cila e bën punën e njëjtë dhe normalisht që ne nuk presim vendim tjetër përveç që të jetë vendim i njëjtë i Gjykatës Kushtetuese sepse konsiderojmë që përmes këtij projektligji, pushteti aktual po synon që të kap sistemin prokurorial, rrjedhimisht organin e akuzës që ka për detyrë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe dukurive të tjera negative në vendin tonë”, shtoi Tahiri para mediave.

Përveç dy ligjeve, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kushtetuese edhe statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Është statuti i Universitetit të Prishtinës. Mendojmë që përmes këtij statuti, përmes miratimit të këtij statuti në këtë rast Ministria e Arsimit, Qeveria e Kosovës ju ka mohuar të drejtat stafit akademik në Universitetin e Prishtinës. Konsiderojmë që është një nismë e cila bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ne normalisht presim që këto tri raste të fitohen dhe realisht të fitojë e drejta në vendin tonë. Këto janë nisma në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe jemi të bindur që do të dalim fitues në këto tri beteja si PDK”, përfundoi ai.

Tags: pdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Situata me mbeturinat, Musmurati: Kamionët s’kanë ku t’i zbrazin

Situata me mbeturinat, Musmurati: Kamionët s’kanë ku t’i zbrazin

Haxhiu: Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës euroatlantike

Haxhiu: Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës euroatlantike

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Përfundojnë pjesët e para në Superligë, rezultate interesante

Pa gola në Drenas pas pjesës së parë, Nikli me një lojtar më pak

Protesta në Tiranë jashtë kontrollit, molotovë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe flakë në dy kate të ndërtesës

Protesta në Tiranë jashtë kontrollit, molotovë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe flakë në dy kate të ndërtesës

Trump dhe Netanyahu diskutojnë mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit para zgjedhjeve

Trump dhe Netanyahu diskutojnë mundësinë e sulmeve të reja ndaj Iranit para zgjedhjeve

Situata me mbeturinat, Musmurati: Kamionët s’kanë ku t’i zbrazin

Situata me mbeturinat, Musmurati: Kamionët s’kanë ku t’i zbrazin

Studentët në Francë vazhdojnë bllokadat e shkollave para takimit me zyrtarët qeveritarë

Studentët në Francë vazhdojnë bllokadat e shkollave para takimit me zyrtarët qeveritarë

Haxhiu: Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës euroatlantike

Haxhiu: Partneriteti me NATO-n mbetet shtyllë e sigurisë së Kosovës dhe e rrugës euroatlantike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën