Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar një video drejtuar Qeverisë Kurti, me mbishkrim “Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime”.
Në video me ironi përmenden ngjarjet që kanë ndodhur përgjatë qeverisjes së Kurtit duke nisur nga zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, skandali me Ambasadorin Martin Berishaj, marrëveshja në Ohër dhe pranimi i Kurtit për ta themeluar Asociacionin dhe të tjera







