TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Pasuria multimilonëshe e Radojiçiqit i kaloi shtetit”, Sveçla e Haxhiu vizitojnë vilën e konfiskuar në veri

Edhe të premten ka vazhduar aksioni i Agjencisë për Administrim të Pasurisë së Sekuestruar nën asistimin e Policisë, të cilët vendosen kamera të sigurisë në restaurantin dhe apartamentin e Millan Radojiciq në Mitrovicë të veriut. Pjesë e aksionit ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të cilët vizituan vilën buzë Ujmanit. Ministrja e Drejtësisë tha se edhe në këtë vilë janë vendosur kamerat e sigurisë.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
“Pasuria multimilonëshe e Radojiçiqit  i kaloi shtetit”, Sveçla e Haxhiu vizitojnë vilën e konfiskuar në veri

I gjithë monitorimi i objektit u bë për shkaqe sigurie.

Kjo për arsye se zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, vazhduan aksionin edhe të premten për sekuestrimin e pasurisë së krijuar në mënyrë të paligjshme të Millan Radojiçiq, përgjegjësin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Përveç restaurantit “Grey”, në Mitrovicë të Veriut, kamerat e sigurisë dhe bllombat e sekuestrimit, u vendosën edhe aty ku deri para pak kohësh ka qëndruar, Radojiçiq.

Aksioni vazhdoi edhe në vilën buzë “Ujmanit”.

Aty erdhën edhe ministrant, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë tha se pasuria multimilonëshe e Radojiçiq, i kaloi shtetit.

Sipas saj, disa nga veturat e konfiskuara, u janë dhënë Policisë së Kosovës për shfrytëzim, Haxhiu lë të nënkuptohet se edhe vila luksoze mund të bëhet pronë e Policisë.

“Kemi një aktvendim të konfirmuar edhe nga departamenti special, dhe gjykata e Apelit, për disa pasuri të paluajtshme, por edhe të luajtshme se ka vetura të tjera, të cilat janë te sekuestruara, dhe një nga këto pasuri të paluajtshme është edhe kjo vila mbrapa nesh… ka banesa, ‘Pent House’ po ashtu restoranti, vetura varka apo barka, apo anija, dhe të gjitha këto janë nën menaxhim të Ministrisë së Drejtësisë. Besoj që nëse dikush e meriton hapësirë apo prioritet në këtë drejtim, natyrisht janë Policia e Kosovës”, tha ministrja Haxhiu.

Përveç policisë e cila po kujdeset për këtë pronë, aty u vendosen edhe kamerat e sigurisë, ndërkaq Haxhiu tregoi për vizitën e saj dhe të ministrit Sveçla.

“Tashmë kjo vilë ka kamerat e vendosura të sigurisë. Për të përcjell secilin detaj secilën lëvizje, dhe për të parandaluar çfarëdo përpjekje për të penguar punën e zyrtarëve por e Policisë së Republikës së Kosovës, përveç kamerave janë edhe Policia duke qëndruar këtu për aspekte të sigurisë”, shtoi ajo.

Ky aksion i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, u asistua nga policia e rajonit veri.

“Policia edhe sot ka asistuar Agjencinë për Administrim të Pasurisë së Sekuestruar, kanë pasur aktivitet të tyre por nuk ka pasë diçka të re, por nuk është sekuestruar ndonjë pronë e re. situate pas Banjskës ka ndikuar shumë, transparenca me qytetarët që ata të jenë të qetë”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Ky aksion për sekuestrimin e pasurisë së Radojiçiq, përfundoi nën rrezet e diellit dhe bukurisë së liqenit të “Ujmanit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën