Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procedurat e përmbarimit për të gjithë konsumatorët me borxhe të pashlyera në komunat Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Drenas dhe Fushë Kosovë.
Përmes një njoftimi për media, “Pastrimi” u ka kërkuar të gjithë konsumatorëve në këto komuna që të kryejnë pagesat e faturave të mbetura për shërbimin e mbeturinave.
“Nga java e ardhshme, sikur kemi vepruar gjatë tetorit me bizneset, të gjithë konsumatorët, amvisëri, me borxhe të pashlyera do të procedohen në përmbarim, sipas legjislacionit në fuqi. Procedurat e përmbarimit përfshijnë kosto shtesë për konsumatorët, prandaj ju ftojmë që pagesat t’i kryeni sa më herët për të shmangur shpenzime të panevojshme”, thuhet në njoftim.







