TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pasojat e bllokimit të buxhetit – Punëtorët në kryeqytet pa paga, rrezik të ndërpritet mësimi

Bllokimi i buxhetit të komunës së Prishtinës ka bërë që shumë punëtorë të mos marrin pagat që afër tre muaj. Në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet dy punëtorë teknikë kanë ndërprerë punën për shkak të mospagesës. E pasojat e kësaj bllokade janë edhe më të mëdha, sipas Institutit GAP.

by Doresa Geci
1 muaj ago
2 0
A A

Dy punëtorë teknikë në shkollën “Emin Duraku” vendosën që nga e marta të mos shkonin në punë.

Kjo pasi tash e tre muaj, mirëmbajtësit e kësaj shkolle të cilët janë të kontraktuar nga kompani private nuk i morën pagat.

E gjithë kjo për shkak të bllokimit të buxhetit të komunës së Prishtinës tash e dhjetë muaj.

“Këtë rast ka disa muaj që ka vonesa në pagesë, tek sektori privat pra tek kompania private, gjithsej janë katër punëtorë, dy veç janë larguar e kanë lëshuar punën pa ndonjë paralajmërim për shkak të mungesës së pagave pasi janë punëtorë që janë varur puro nga ajo pagë që kanë punuar në shkollë”, deklaroi drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani.

Kjo ka krijuar vështirësi në mirëmbajtjen e hapësirave të kësaj shkolle.

“Për neve është e vështirë me ia dal me numër të madh të nxënësve, me hapësira të mëdha të pastrimit, edhe tre muaj pa paga është e pajustifikueshme. Por po besojmë që sot, nesër më së largu deri të premten, pagat do t’i marrin dhe prapë vazhdon puna me dinamikë ashtu siç ka qenë pasi nëse nuk ka pastërti është e pamundur të zhvillohet procesi mësimor”.

E jo vetëm këta punëtorë, në Komunën e Prishtinës janë edhe shumë punonjës tjerë të cilët kanë mbetur pa paga.

“Janë qindra punëtorë për mirëmbajtjen e shkollave, të Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilët nuk kanë marrë paga. Janë poashtu kontrata që i ka pas komuna e Prishtinës me kompanitë publike lokale, siç është “Sport Marketing”, kuzhina qendrore, Pallati i Rinisë, kompanitë tjera publike lokale për të cilat nuk janë ekzekutuar pagesat, poashtu nuk janë ekzekutuar pagesat as për energjinë elektrike as për ujësjellësin”, deklaroi Bekim Salihu nga Instituti GAP.

Sipas Institutit GAP, për shkak të bllokadës së krijuar, Komuna e Prishtinës nuk ka pas mundësi të blejë as pelet, mazut apo naftë për shkollat.

E gjithë kjo situatë, sipas tyre do të krijojë një gjendje të rënduar.

“Çka lenë me kuptu që Komuna e Prishtinës po i ekspozohet një rreziku të një falimentimit funksional, sepse nuk ka mundësi të ketë falimentim real. Pra rrezikojmë që Komuna e Prishtinës të ndërprejë procesin mësimor, mos të arrijë ofrojë shërbime adekuate mjekësore, rrezikojmë të mbesim pa ndriqim publik, rrezikojmë të mbesim pa shërbime komunale”, tha ai.

Prandaj nga Instituti GAP kërkojnë që Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës të gjejnë vullnet e të dalin nga kjo bllokadë financiare e krijuar.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në shtator kishte deponuar edhe lëndë në Gjykatën Kushtetuese, madje kishte akuzuar edhe ministrin në detyrë të financave, Hekuran Muratin se me qëllim po bllokon buxhetin komunal.

Kurse ky i fundit kishte deklaruar se komuna e Prishtinës  e ka miratuar me vonesë buxhetin duke pamundësuar futjen projekt buxhetin në Buxhetin e vitit 2025.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Komandanti i KFOR-it pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

Komandanti i KFOR-it pret në takim presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok

Ushtria izraelite gradon oficerin që urdhëroi ekzekutimin e civilëve në Gaza

Izraeli thotë se që nga fillimi i luftës në Gaza janë plagosur 22,000 ushtarë

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Jashari: Ministrat me performancë të dobët nuk do të duhej t’i prinin listës së VV-së

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Osmani i kërkon presidentit hungarez mbështetjen për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Çfarë u tha në takimet e Zelenskyt me aleatët evropianë në Londër

Çfarë u tha në takimet e Zelenskyt me aleatët evropianë në Londër

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim

Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

Çmimet e importit shënuan ulje të lehtë në Shqipëri, ndikohen kryesisht nga energjia

“Ditari”- 08.12.2025

“Ditari”- 08.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën