TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pasnesër takimi i parë i komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi

Të mërkurën, delegacioni i Kosovës dhe Serbisë do të udhëtojnë drejt Brukselit për takimin e ardhshëm. E ky takim është i pari për Komisionin e Përbashkët ku Kosovën do e përfaqësoj Halil Cenaj. Sipas emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak kjo javë është fokus i këtij takimi derisa kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur thotë se delegacioni kosovar ka kërkesa kyçe në këtë drejtim.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
1 1
A A

Më 15 janar, pala kosovare dhe serbe do të ulën në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

Kësaj radhe, në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian mbahet takimi i parë inaugurues i  Komisionit të Përbashkët.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka dhwnw detaje pwr kwtw takim.

“Në këtë takim, Z. Halil Cenaj është caktuar si përfaqësues Delegacionit të Republikës së Kosovës. Takimi ka për qëllim përcaktimin e planit të punës për seancat e ardhshme, si dhe adresimin e disa çështjeve të rëndësishme për çështjen e personave të zhdukur. Në këtë kontekst, delegacioni ynë do të prezantojë disa kërkesa kyçe, që ndërlidhen kryesisht me monitorimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, me fokus të veçantë në shkresën për arkivat, të cilën e kemi adresuar tek Vuçiq, dhe çështje tjera të rëndësishme në këtë fushë”.

E për emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kjo javë e ka fokus këtë takim për personat e pagjetur.

“Misioni im i parë i vitit më çoi në SHBA. Në Uashington, D.C., u angazhova në diskutime të hollësishme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Sasha Kasanof. Së bashku, ne u thelluam në sfidat dhe mundësitë gjeopolitike me të cilat përballet rajoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe nevojën për të avancuar në Dialogun e Normalizimit… Përsëri në Bruksel, fokusi i kësaj jave do të jetë tek Personat e Zhdukur me takimin e parë të Komisionit të Përbashkët”, ka deklaruar ai.

Por  drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj thotë se nuk ka pritje prej këtij takimi.

Për Blakajn, takimi është i vonuar pasi po mbahet një vit e gjysmë pasi është formuar komisioni.

Komisioni i Përbashkët për të zhdukurit është formuar në maj të vitit 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Si e tallën ambasadat iraniane në gjithë botën kërcënimin e Trumpit

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Bytyqi: Opozita pa plan konkret për presidentin, skenar për ta çuar vendin në zgjedhje

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Sindikata thotë se është arritur rezultat rekord i prodhimit në KEK

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën