Siç njofton policia e Mynihut, 28-vjeçari ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës për shkak të plagëve të rënda në spital.
Mediat gjermane raportojnë se dyshuari goditi papritmas kolegun dhe mbikëqyrësin e tij me thikë të shtunën në mëngjes në lagjen Nymphenburg. Të dy viktimat janë dërguar menjëherë në spital me ambulancë për shkak të plagëve të marra, transmeton teve1.info
Policia ka arrestuar sulmuesin. Ai u dërgua në një spital psikiatrik me urdhër të gjykatës.