TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet rritje e çmimit të miellit

by teve1
1 vit ago
1
A A
Pas shtrenjtimit të rrymës, paralajmërohet rritje e çmimit të miellit

Pas rritjes së çmimit të rrymës për 16.1 për qind nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), pritet të ketë edhe rritje të çmimit të miellit dhe produkteve të tjera.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve, Bashkim Zejnullahu, ka theksuar se çmimi i energjisë elektrike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në koston e prodhimit të mallrave, duke ndikuar sipas tij në çmimet e produkteve të ndryshme.

Derisa edhe qytetarë dhe njohës të ekonomisë vlerësojnë se ky vendim është i padrejtë krahasuar me standardin e jetesës.

Zejnullahu ka sqaruar se, megjithëse energjia elektrike është një faktor i rëndësishëm, nuk është pjesë e madhe e kostos së prodhimit të miellit.

Për këtë arsye, ai ka theksuar se shtrenjtimi i miellit nuk pritet të jetë i madh, ndonëse mund të ketë një rritje të lehtë të çmimit, deri në 5 euro për ton.

“Shtrenjtimi i energjisë elektrike për 16.1 për qind që ka vendosur ZRRE-ja do të ketë ndikim dhe shtrenjtim në të gjitha sferat e jetës në Kosovë, pasi energjia elektrike është një faktor që ndikon në koston e prodhimit, përpunimit, e kështu më radhë. Mirëpo sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit… Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë. Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, thotë Zejnullahu.

Në anën tjetër të shqetësuar shprehen qytetarët.

Qytetari, Fadil Rugova konsideron se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është i padrejtë, pasi do të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të produkteve tjera.

Përveç mosndërhyrjes së shtetit për parandalimin e rritjes së çmimit, ai thotë se të njëjtit po veprojnë kundër popullit.

“Shumë vendim i papërshtatshëm, kundër popullit po punojnë, veç për interesa personale.. Gjithsesi (duhet ndërhyrja e shtetit)…Ushqehemi veç me bukë të furrës”, thotë Rugova.

Edhe qytetari, Hajrullah Avdullahu thotë se në rast se rritet edhe çmimi i bukës, kjo sipas tij do të jetë e papërballueshme.

“Është i papërballueshëm, rrogat 200 euro, një pension…Buka 80 centë qysh e kanë paralajmëruar është i papërballueshëm…Por s’kemi shtet ne, kur nuk mund të bëjnë Kuvendin”, thotë Avdullahi.

Ndërkaq, edhe qytetarja, Esma Rugova thotë se vendimi për shtrenjtim të rrymës dhe paralajmërimi për shtrenjtim të bukës është i padrejtë.

“Nuk është vendim i duhur, por nuk e di qysh po e llogarisin, nuk po i kuptoj…gjithsesi është shtrenjtë…u dashtë përpara të bisedojë shteti e të rregullohen këto punë…s’po lirohen”, thotë Rugova.

Në anën tjetër, njohësi për çështje të ekonomisë, Adem Qorrolli ka thënë se rritja e çmimeve për energjinë, bukën dhe produkte të tjera esenciale është një goditje e rëndë për qytetarët, të cilët tashmë po përballen me një nivel të ulët të të ardhurave.

“Tashmë ekonomia e Kosovës është një hap më afër nga kolapsi dhe kuptohet tashmë jemi afër rritjeve të çmimit pa asnjë balancë dhe pa asnjë kosto, dhe sigurisht kur nuk rriten të hyrat për qytetarë dhe rriten gjithmonë kostot, sigurisht se varfëria dhe rrezikshmëria për një ekonomi jostabile tashmë e kemi afër, sepse qeveria dhe institucionet tashmë kanë vendin dhe mendjen vetëm tek pozitat dhe të ardhurat e tyre, dhe pak i intereson qytetari apo votuesi. Kështu qytetari të përgatitet për pagesën e rrymës, pagesën e bukës dhe pagesën e shportës së konsumit, ku kuptohet gati të gjitha do të lëvizin nga 10 centë deri në 1 euro, dhe ato tek esencialet”, thotë Qorrolli.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë të premten e 11 prillit bëri të ditur se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.

Qytetarët e Kosovës nga muaji maj do të paguajnë 16 për qind më shtrenjtë për energjinë elektrike. Kështu kishte thënë kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.

Shtrenjtimi i energjisë elektrike, ka shkaktuar reagime të shumta nga bizneset, subjektet politike dhe qytetarët, madje kishte edhe protesta./Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Bie çmimi i naftës edhe sot, ja sa kushton një litër naftë

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Mërgimtari kapet me 113 km/h në zonë 60 – gjobë 300€ dhe njoftohen autoritetet zvicerane

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Mitrovicë, nisin hetimet

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Tetë kandidatë të LVV-së në mesin e dhjetë më të votuarve për deputetë

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën