Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramusha Haradinaj, pas marrëveshjes për koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemorkate, ka thënë se ky bashkëpunim do të zgjerohet.
Ai tha se kjo do të bëhet me qëllim për të ndryshuar qeverisjen në vend.
“Ky bashkim pra do të zgjerohet edhe me partnerë tjerë politik dhe jo politik që ta ndryshojmë qeverisjen në vend”, tha Haradinaj, përcjell teve1.info.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemorakte, kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme.