TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pas insistimit 25 vjeçar, shtëpia ku u krye masakra e Poklekut kthehet në muze

Në prillin e vitit 1999, në shtëpinë e familjes Muçolli në Poklek të Drenasit, ndodhi një nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë. Brenda një dhome u ekzekutuan dhe pastaj u dogjën, 53 anëtarë të familjes Muçolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha. E në përvjetorin e 25 të kësaj masakre, shtëpia ku forcat serbe kryen ketë krim, po kthehet në muze

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Pas insistimit 25 vjeçar, shtëpia ku u krye masakra e Poklekut kthehet në muze

Në shtëpinë e vjetër, po kthehet edhe një herë.

Por, dritat në të po i ndez për herë të parë pas 25 viteve.

Është kjo shtëpia e familjes Muçolli në Poklek të Drenasit.

Me 17 prill të vitit 1999, forcat serbe në njërën nga dhomat e shtëpisë u ekzekutuan plot 53 anëtar të familjes Muçolli, Elshani, Caraku e Hoxha.

“Policët menjëherë janë kthyer këtu. E kanë hapur derën dhe ua kanë gjuajtur dy bomba dore dhe pas qetësimit, kanë hyrë me pushkë automatike dhe kanë gjuajtur derisa menduan se i vranë të gjithë”,  thotw Fadil Muçolli, dëshmitar i masakrës së Poklekut

Por, forcat serbe nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e 53 shqiptarëve.

Pas kësaj, ata u kthyen dhe i dogjën kufomat, si dhe gjithë shtëpinë e familjes Muçolli.

E 25 vjet pas këtij krimi serb, shtëpia ku ndodhi Masakra e Poklekut, nga brenda po merr pamje të re.

Kjo pasi me insistimin e vet ish-ushtarit të UÇK-së, Fadil Muçolli, Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, vendosi ta kthej në muze.

Ngjitur me dhomën ku ndodhi masakra, është vendosur edhe ky punim.

Ky hekur i shpuar plot 200 herë, tregon se sa plumba u gjuajtën mbi trupat e shqiptarëve të pambrojtur.

“Ky rrethi dhe njerëzit rreth tij, simbolizojnë momentet kur janë hedhur bombat. Ky rrethi tregon edhe sa plumba janë shkrep mbi ata njerëz. Janë diku rreth 200 vrima”, tregon Muçolli.

E një kat me lart, ndodhen edhe gjerat personale të të vrarëve.

Në mesin e librave të fëmijëve të vrarë në këtë masakër, bie në sy ky vizatim i nxënëses së klasës së tretë, Hafije Muçolli.

“Motra me siguri me imagjinatën e vet është munduar me i paraqit ato bisedat tona, çka kemi biseduar në vizatim. Që unë për herë të parë këtë vizatim e kam parë dje, sepse kanë qenë librat e tubuara dhe nuk kam mundur kurrë më i hap dhe me i shfletuar, tregon dëshmitari i kësaj masakre.

E në katin e tretë të shtëpisë, ndodhen edhe rrobat që të vrarët i kishin veshur pikërisht në ditën me shi të 17 prillit të vitit 1999.
Këto i kishin hequr nga trupi, në momentin që forcat serbe i kthyen nga Drenasi për në Poklek.

“Këto janë rrobat e fëmijëve të mi, rrobat e tre djemve, jaknja e motrës, xhemperi i motrës, kamishat e motrave, rrobat e bashkëshortes, dorëzat e fëmijëve, jakna dhe këmisha e babës. Janë të gjendjes së asaj ditë, nuk kam dashtë me i pastruar, shprehet Muçolli.

E dëshmitë më të dukshme këtij krimi, ndodhen në bodrumin e kësaj shtëpie muze.

Pas pak ditësh, vizitorët nga afër mund t’i shohin njollat e gjakut në bodrumin poshtë dhomës ku u krye masakra.

“Gjaku është hala në tavanin e bodrumit dhe ky gjak po e pret drejtësinë, por drejtësia vendore për mua është në komë. Toka kah është ma zi, kur kam hyrë me Nehat Sylejmanin, për herë të parë pas 7 ditë kur u kry masakra, kam shkel si nëpër ujë në gjak”, thotw ai.

Në këtë projekt, janë paraparë edhe gjurmët e gjashtë të mbijetuarve të kësaj masakre.

Ndryshe, në mesin e 53 të vrarëve në këtë masakër është edhe foshnja gjashtëmuajshe Lirie Muçolli.

Tags: Maskara e Poklekutshtepia muze
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën