TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pas gjetjes së armëve në shkollat e Ferizajt, Nagavci ka një lutje për prindërit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Nagavci në shënimin e ditës me sindromin Down:  Gjithëpërfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë

Arberie Nagavci

Nagavci ka thënë se siguria e fëmijëve kërkon vëmendjen e të gjithëve dhe ka kërkuar nga prindërit që ta mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta.

“Siguria e fëmijëve tanë, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë brenda shkollës dhe rreth saj, është çështje që kërkon vëmendjen e secilit. Falënderoj Policinë e  Kosovës për aksionin e realizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar Nagavci.

Reklamë

Tutje, ajo ka thënë se në Ministrinë e Arsimit po e trajtojnë këtë çështje me prioritet dhe përveç që po avancojnë politikat edukative dhe arsimore, kanë themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili sipas saj, do të përcjellë situatën e  sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale.

“Megjithatë, roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë. Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve. Ne jemi duke punuar të bëjmë ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor, po fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e  ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta. Një raport më i afërt institucion dhe familje jam e bindur se do ta përmirësojë këtë gjendje. Duhet të angazhohemi të gjithë. Bashkë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar ajo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Canaj: Mund të kemi qindra aktgjykime të Kushtetueses, por bllokada nuk zgjidhet pa kompromis politik

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës i sekuestrohet një armë

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

Vdes gjyqtari Frank Caprio, i njohur për dhembshurinë dhe humanizmin e tij në sallën e gjyqit

“InfoNata” 20.08.2025

“InfoNata” 20.08.2025

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet zyrtari i Komunës së Pejës i sekuestrohet një armë

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

A tregon përçarje brenda grupit mosvotimi i Selimit për Gërvallën, analistët flasin për situatën

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, konfiskohen katër armë

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Maloku: Marrëveshja politike është thelbësore, egoizmi politik i Kurtit është i pashpjegueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X