Një drejtues i një veture ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, pas përplasjes në një shtyllë betoni.
Ai sipas Policisë kishte tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes ku ishte përfshirë në një aksident.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i njërit nga automjetet pasi që i njëjti duke ikur nga vendi i ngjarjes është përplasur në një shtyllë të rrjetit elektrik nga betoni. Lidhur me rastin i dyshuari është duke u trajtuar në QKUK-së nën mbikëqyrjen e policisë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/






