TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pas 8 muajve nga seanca e fundit, në maj pritet të nis rigjykimi ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi i akuzuar për detyrim

nga tëvë1
21 Mars, 2022
0
A A
Pas 8 muajve nga seanca e fundit, në maj pritet të nis rigjykimi ndaj kreut të FFK-së, Agim Ademi i akuzuar për detyrim

Më 12 maj të këtij viti pritet të nis rigjykimi ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i cili bashkë me Muharrem Ramën akuzohet se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj.

Gjykatësi Sadikaj, më 7 tetor 2021 kishte caktuar seancën për fillimin e rigjykimit, mirëpo kjo seancë ishte shtyrë në mungesë së të dëmtuarit Dritëro Kadolli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shtyrjen e kësaj seance, e kishte kërkuar edhe mbrojtësi i të akuzuarit Ademi, avokati Florim Shefqeti, me arsyetimin se i mbrojturi i tij nuk ka pranuar ftesë të rregullt nga gjykata dhe sipas tij për këtë arsye nuk ka pasur mundësi të pajiset me shkresat e lëndës nga avokati paraprak.

Lënda fillimisht kur ishte kthyer në rigjykim ka qenë duke u gjykuar në Departamentin për Krime të Rënda nga gjykatësja Medie Bytyqi, e kjo e fundit për “Betimi për Drejtësi” po ashtu ka pohuar se kjo lëndë tanimë ka kaluar Departamentin e Përgjithshëm.

Mirëpo, për shkak se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda tani ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ka më shumë se një vit nga vendimi i Supremes kur kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim, por deri më tani nuk është mbajtur asnjë seancë e rigjykimit ndaj Ademit dhe Ramës.

Një tentativë për fillimin e rigjykimit ishte bërë më 24 mars 2021 kur ishte caktuar një seancë për këtë rast, por ajo seancë kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Ndryshe, aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri.

Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”.

Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të padrejtë, respektivisht shumën prej 30 mijë euro apo veturën e tipit “BMW X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast ishte ish-kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtor Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë.

Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

Në këto dënime, të akuzuarve ishte vendosur t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 shtatori deri më 2 nëntor 2012. Kurse, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, ishte shpallur aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.

Në shkurt të vitit 2020, Gjykata e Apelit i kishte refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe i kishte lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë.

Mirëpo, të pakënaqur me këto aktgjykime, mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme.

Lidhur me këtë kërkesa, Supremja në korrik të vitit 2020 ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, duke vendosur përkitazi me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit M.R. avokatit R.K., dhe atë të të dënuarit A.A., paraqitur kundër aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 i datë 5 korrik 2019 në seancën e kolegjit të mbajtur me 15 korrik 2020, aprovoi si të bazuara këto dy kërkesa, kurse aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, PKR.nr.51/2014 të datës 5 korrik 2019 dhe atë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PAKR.nr.504/2019 të datës 12 shkurt 2020, i anuloi, kurse çështjen ia ktheu gjykatës së shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Supreme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Real Madridi befasohet nga Al Hilali, në start të Kupës së Botës për Klube

Real Madridi befasohet nga Al Hilali, në start të Kupës së Botës për Klube

Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Ballkani u shkëput kontratën tre futbollistëve

Zbulohen datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë

Asllani flet për Chivun dhe Inzaghin

Haziri i kërkon LVV-së t’i jap mundësi Kuvendit të konstituohet

Haziri i kërkon LVV-së t’i jap mundësi Kuvendit të konstituohet

Izraeli godet një nga komponentët kyç të programit bërthamor të Iranit

Izraeli godet një nga komponentët kyç të programit bërthamor të Iranit

Reprizë – s’ka konstituim as për 34-tën herë

Reprizë – s’ka konstituim as për 34-tën herë

Limaj thotë se pati “bisedë shteruese” me Abdixhikun

Limaj thotë se pati “bisedë shteruese” me Abdixhikun

Zogaj: S’ka përpjekje për të dalë nga kriza, fokusi po ikë prej këtij cirku në zgjedhjet lokale

Zogaj: S’ka përpjekje për të dalë nga kriza, fokusi po ikë prej këtij cirku në zgjedhjet lokale

Haradinaj e quan mashtrues Kurtin dhe thotë se po mban peng Kosovën

Haradinaj e quan mashtrues Kurtin dhe thotë se po mban peng Kosovën

Rushiti: Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet

Rushiti: Krimi i dhunës seksuale si strategji e luftës duhet të ndërpritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X