TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas 45 vjetëve improvizohet ora mësimore e vitit 1981, lot kur thirrën emrat e dy dëshmorëve

Ish shokët e shoqet e klasave E41 dhe E45 të vitit shkollor 1981, u mblodhën sërish në ambientet e shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë. Por, klasën e kaploi qetësia dhe shpërthyen lotët, kur ish-kujdestari thirri emrat e dy dëshmorëve, Asllan Pireva e Naser Hajrizi. Të dy këta u vranë në ballë të demonstratave të vitit 1981.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
1 0
A A

Sallës së arsimtarëve, iu drejtua edhe një herë.

Por, ditarin që po e merr nga këtu, është i vjetër plot 45 vjet.

E nga këtu, Fatmir Sopin, hapat sërish e çuan drejt nxënësve që i kujdestaroi në vitin 1981 në shkollën e mesme “Milladin Popoviq”.

Të dielën në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ora mësimore nisi edhe një herë me pyetjet e zakonshme.

Disa ishin të pranishëm

E disa munguan me arsye.

Por, qetësia kaploi klasën, kur kujdestari thirri dy emrat e fundit.

Karriget në të cilat dikur uleshin Asllan Pireva e Naser Hajrizi, u mbuluan me lule.

Dy dëshmorët e kombit, u vranë me 2 prill, në ballë të Demonstratave të Vitit 1981.
Atij që dikur pa problem e drejtonte një orë mësimore, i humbën fjalët.

“Në të gjitha demonstratat, kanë qenë shumë aktiv e të zëshëm, për këtë edhe janë vra. Unë po ju kërkoj falje e kam pasur të përgatitur një fjalim, por u tret në këtë moment. Ju ftoj që me një minut heshtje t’i nderojmë dëshmorët e kombit, Asllan Pireva e Naser Hajrizi”, tha Fatmir Sopi, ish –kujdestar i klasës.

Kur forcat u mblodhën, u kujtua ora e parë mësimore, pas rënies së dy nxënësve.

“Kam dal në korridor, po pres, 100 mendime se qysh me ardh në klasë. Esati Morina e kishte orën e parë, e pash me ditar në dorë. Me tha, unë nuk mundëm me nejt në këtë klasë më. Kam ardh, nuk e di a kam ditë me ju ngushëllua juve a jo, se di”, tregon Sopi.

Kujtimet më të mira për Asllan Pirevën e Naser Hajrizin, i kanë ish-shokët e klasës.

“Asllani e kishte marrë një çifteli në klasë, e kishim orë me profesorin tani të ndjerë, Ahmet Qeriqi. Bashkë e kënduan një këngë patriotike, ishte ndryshe prej rrethanave politike në të cilat jetonim”, tha njëri nga shokët e dy dëshmorëve.

“Ditën e demonstratave me 2 prill, na i kanë bllokuar derën e hyrjes, e ne kemi kërcyer për dritare”, u shpreh një tjetër.

“Qëllimi i tyre me shkua të posta, tani kryeministria, ka qenë me ndërmarrë një aksion me kuptim më gjithëpopullor, pra për këputjen e kabllove në sistemin e postës të vjetër qendrore. Këtë informatë për herë të parë po e shprehi”, tha një ish- shok klase i Pirevës e Hajrizit.

Ai tutje shtoi se “kam pasur një fat jo aq të mirë, pasi në klasë mu ka vra shoku. Kam pas një fat te keq tjetër që shoku që e kam ndarë qelinë në Prishtinë, mu ka vra, pra Ali Ajeti. E kam pas fatin e keq, se kam qenë në qeli 3 muaj me Enver Topallin, edhe ai është vrarë në Masakrën e Burgut të Dubravës në vitin 1991. Kusheriri më i afërt, Afrim Zhitia, edhe ai më është vrarë. Kanë shkuar shumë njerëz të mirë, që ta kemi pavarësinë”.

Pas rënies së dy dëshmorëve, policia serbe shënjestroi edhe shkollën.

“Ne një pjesë tjetër jemi kthyer në shkollë dhe pastaj në shkollë më kujtohet që na kanë gjuajtë policia me gazlotsjellës nga dritaret, ka qenë ngulfatëse ajo, jemi detyruar të dalim në korridor me nejt e me i hap dritaret. Dyert na i mbyllën, nuk kishim mundësi me dal”, tregon ish-nxënësi i shkollës.

Nga klasat e shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazullit” këta ish-nxënës morën rrugën sërish për në qendër të Prishtinës.

Por, tani për të bërë homazhe në vendin ku ranë dëshmor, Naser Hajrizi e Asllan Pireva.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

Limaj: Ekrem Kastrati gëzon besimin e qytetarëve

“InfoNata” 09.10.2025

“InfoNata” 09.10.2025

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Haradinaj: Fitore që në raundin e parë për Smajl Latifin

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Kurti: Kamenica, model i qeverisjes lokale

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci: Thaçi kontribuoi në ndarjen e Kosovës, Hashimi dhe Albini për Mitrovicën dy anë të kundërta të medaljes

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Peci tregon pse për Kurtin është e rëndësishme fitorja në Mitrovicë të Jugut

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Hamasi: Kemi marrë garanci se lufta ka përfunduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën