TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pas 40 ditësh, nëna e Millan Vukashinoviq takon të birin: zbardhen detaje për rrëmbimin dhe plagosjen

Pas 40 ditësh, nëna e Millan Vukashinoviq, Dragisha Vukashinoviq ka takuar të birin e saj në njësinë e paraburgimit në spitalin e Beogradit. Detaje për këtë vizitë ka dhënë për Tëvë1, Radoica Radomiroviq i cili ka biseduar pas vizitës me nënën e Vukashinoviq. Sipas tij, Vukashinoviq i ka shpjeguar nënës së tij momentin kritik të 1 nëntorit ku u rrëmbye dhe dyshohet se më pas u plagos nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës në pjesën veriore.

by Venhar Isufi
2 muaj ago
2 0
A A

Pas 1 muaj e gjysmë, i është lejuar vizita tek i biri.

Dragisha Vukashinoviq, nëna e Millan Vukashinoviq i cili dyshohet se u rrëmbye brenda territorit të Kosovës në pjesën veriore, dhe më pas u plagos nga xhandarmëria serbe, të martën për herë të parë ka vizituar djalin e saj.

Për këtë vizitë, detaje për Tëvë1 ka dhënë, Radoica Radomiroviq, mik i Vukashinoviqit.

Ai i ka dhënë detaje nënës së tij në ditën kritike, që sipas Radoica Radomiroviq, ai ka parë një golf V ngjyrë gri nga i cili kanë dalë persona të maskuar dhe armatosur.

“ Nëna, Dragana, për herë të parë sot ka mundur të flasë pjesërisht lirshëm me Millanin. Në këtë bisedë Millani i ka përshkruar si ka ndodhur kjo ngjarje, që ka ndodhur në territorin e Kosovës derisa ai ka pritur Dragomir Antiçin që ta merrte. Nga ajo veturë, Golf V i ngjyrës gri kanë dalë persona të maskuara me uniforma të zeza dhe kanë qëlluar në Millanin i cili ka qenë në veturën e tij”, ka thënë Rasomiroviq.

E detaje janë dhënë edhe për gjendjen e tij shëndetësore.

Millan Vukashinoviq vazhdon të ketë një plumb mbrapa shpinës dhe njërën këmbë të lënduar.

“Sot për herë të parë pas 40 ditëve, nëna Dragana ka vizituar Millanin në njësinë e paraburgimit në spitalin në Beograd. Ajo tash është duke u kthyer në shtëpi, dhe porsa u dëgjova me të. Çfarë më përcolli asaj është që “Millani është mirë, ndihet mirë, këmbën e majtë e ka ende në gips. Nuk jemi të sigurt nëse ajo këmbë do të jetë funksionale. Gjithashtu plumbi në shpinë nuk i është larguar, mjekët ende nuk kanë vendosur ende kur do të bëhet ky operim”, u shpreh Radomiroviq.

Për këtë rast, Radomiroviq thotë se  shteti serb ka ngritur dy padi ndaj Millan Vukashinoviq dhe katër qytetarëve tjerë të Kosovës.

“Pas plagimit, ata njerëz e kanë marr Millanin, dhe me atë veturë, Golf V, e kanë dërguar në spitalin e Prokupljes. Në këtë moment mund të themi se kemi vetëm një padi, e cila përfshirë katër persona, të cilët si Millani janë gjithashtu qytetarë të Kosovës. Avokati për herë të parë do të vizatojë Millanin me 12.12, bashkë me prokurorin, kur do të kemi, ndoshta, padinë e dytë, me të cilën do të përballet Millani, dhe do të shohim se cilët persona tjerë do të jenë të përfshirë. Do të doja të theksoja që familja Vukashinoviç i janë drejtuar edhe ombudspersonit në Serbi, por deri tash ai nuk i është lajmëruar e as nuk ka vizituar Millan Vukashinoviçin”, është thënë Radomiroviq.

Gjithashtu padi ka dërguar edhe avokati Ivan Niniç duke dorëzuar atë në Krushevc për tentimvrasje dhe rrëmbim të Millan Vukashinoviçit, padi këto të dorëzuar kundër Ushtrisë së Serbisë, Policisë së Serbisë, dhe vetë Millan Radojçiçit.

Deri tash prokuroria nuk është deklaruar për këtë padi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza takon ambasadoren e Izraelit: Partneritetet ndërkombëtare, kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës

Hamza takon ambasadoren e Izraelit: Partneritetet ndërkombëtare, kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

Gentrit Salihu transferohet te Lokomotiva

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

​Komunat të pafuqishme pas vërshimeve, kërkohet mbështetje nga Qeveria

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, ndërsa kriza humanitare vazhdon

Konfirmohet gjetja e trupit të pengut të fundit izraelit në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën