TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pas 20 vjetëve Fushë – Kosova me kryetar të ri

Pas 20 vjetëve, Burim Berisha nuk do të jetë më kryetar i Fushë Kosovës, por të karrigen e të parit të kësaj komune, tashmë po e synon nënkryetari i saj, Besnik Osmani. Ky i fundit përball do ta ketë Rrahim Tërnaven e PDK-së, Vildane Halitin e AAK-së si dhe Valon Prebrezën nga LVV.

nga Fidan Zejnullahu
3 javë më parë
7 0
A A

Aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të Fushë Kosovës.

Por në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, po synon të dal i pari i saj.

Reklamë

Është ky Besnik Osmani, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së.

“Ka qenë një vendim jo i lehtë për mua, por një vendim i arsyeshëm sepse ka qenë një kërkesë edhe e strukturave të LDK-së edhe e qytetarëve në masë të madhe, por natyrisht kam menduar që me përvojën time edhe profesionale por edhe praktike, mund të jap një kontribut për qytetarët”, ka thënë Besnik Osmani kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë – Kosovës.

E kundërkandidat në këto zgjedhje, Besnik Osmani, do ta ketë Rrahim Tërnaven.

Këtij të fundit, Partia Demokratike e Kosovës, ia besoi kandidaturën për kryetar të qytetit Fushë Kosovës.

“Kisha detyrë të mobilizoj dhe të krijoj degën e PDK në Fushë Kosovë në vitin 2018-19 , dhe nga aty terreni na tha që jemi lodh prej një sistemi të mospunës të kryetarit të LDK-së….tu e pa që po degradon shumë komuna dhe duke i pa kërkesat e qytetarëve që kemi nevojë për dikë më të ri me ardh në komunë dhe që punon”, ka thënë ai.
Osmanin e Tërnavën, do t’i sfidoi Vildane Haliti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo e fundit është nga gratë e pakta, që mori guximin t’i hyjë garës për kryetare në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Mjafton një shëtitje në këmbë në rrugët e qytetit të Fushë Kosovës, për me pa që në çdo hap ka probleme. Pra, mungesë të trotuareve, rrugë të ngarkuara, të prishura, mbeturina të shpërndara, hapësira të uzurpuara. Këto dhe shumë telashe të tjera, kanë bërë që unë të mos qëndroj indiferente”, thotë ajo.

E ekipet punuese për hartimin e projekteve që do t’i prezantojnë para qytetarëve, thonë se tashmë i kanë gati.

“E kemi bërë një listë shumë të mirë, prej 34 kandidatëve. Bartëse e listës është Mirlinda, një kandidate që ishte edhe për deputete. Kemi një strukturë shumë të mirë të njerëzve brenda listës. Ka qenë e rëndësishme kjo sepse këta njerëz do të jenë në legjislaturën e re të kuvendit komunal dhe do të marrin vendime të rëndësishme për qytetin”, thotë Besnik Osmani.

“Unë si kandidat e shoh vetën si kandidat më serioz dhe jam potencial për me udhëheqë komunën duke u bazuar në projektet tona që do t’i paraqesin para qytetarëve, duke u bazuar në ekipin që i mbulojmë të gjitha fushat në shërbimet komunale që do t’i japim, që kemi në ekip tre mjek, arkitekt, dramaturg, pra në të gjitha fushat dhe mund të them që i kemi profesionistët që i ka komuna, i kemi në ekipin tonë”, shprehet Rrahim Tërnava.

“Rreth vetës e kam një ekip të mirë, profesionist të fushave të ndryshme, aktivist e qytetarë që po punojnë vazhdimisht dhe po japin kontribut në fushat të ndryshme”, shprehet Vildane Latifi.

Por, cila është puna e parë, që këta kandidatë do ta bëjnë, në rast se i fitojnë zgjedhjet e 12 tetorit.

“Një projekt i cili do të jetë pjesë e programit qeverisës, e që do ta nisi menjëherë por nuk do të kryhet shpejt, është ngrohja solare për qytetin e Fushë Kosovës”, tregon Osmani.

“Problemet e komunës i njoh shumë mirë. Ndryshme ka nevojë shumë, por duhet të bëhen ndryshime të mëdha dhe për këtë nevojitet guxim, tu i nis prej sheshit që është premtuar që 15 vjet nga partia në pushtet dhe asnjëherë nuk është realizuar, pastaj stadiume të mira, shtëpia e kulturës që e kemi paraparë”, shprehet Tërnava.

“Sipas hulumtimeve ajo çka duhet të fokusohemi menjëherë në rast të marrjes së pushtetit, është infrastruktura, shëndetësia e arsimi. Komuna e Fushë Kosovës është ngulfatur dhe besoj që tani është koha që Fushë Kosova dhe njerëzit e saj të marrin frymë lirshëm”, thotë Latifi.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe me kandidatin e Vetëvendosjes, Valon Prebreza, por i njëjti nuk i është përgjigjur televizionit.

Ndërsa nga Nisma Socialdemokrate, kanë thënë se ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vritet një person në Hajvali, policia jep detaje

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Kryeziu-Hyseni: Duhet t’i kthehemi votimit të hapur, opozita s’do të votojë

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Vrasja në Hajvali dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në komunikacion, policia vazhdon hetimet

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

Kryeziu-Hyseni: Gjykata Kushtetuese veproi në sinkron me opozitën, jashtë kompetencave të saj

“Info Nata”- 11.08.2025

“Info Nata”- 11.08.2025

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vritet një person në Hajvali, policia jep detaje

Therret me thikë një person në Prishtinë

QKUK konfirmon, një person dërgohet pa shenja jete me plagë nga arma e zjarrit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Dyshohet për vrasje në Hajvali

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X