Në shtatorin e vitit vitit 2007 në lokalin “Sekiraqa” në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, u vendos një mjet shpërthyes.
Si pasojë e shpërthimit të mjetit, dy persona mbetën të vdekur, dhe disa të tjerë të lënduar.
Motiv i kësaj ngjarje u dyshua të jetë hakmarrja për vrasjen e policit Triumf Riza.
Të akuzuar përfunduan kolegët e policit të ndjerë, Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi, Mehmet Mehmeti, dhe Afet Dalloshi.
18 vite pas, Gjykata i ka liruar që të gjithë nga akuzat, duke i shpallur të pafajshëm.
Pas shpalljes së aktgjykimit, të akuzuarit nuk kanë dashur të deklarohen.
Sipas aktakuzës, sulmi ndodhi pas një historie të gjatë konfliktesh ndërmjet policisë së Ferizajt dhe grupit të Enver Sekiraqës.
Pas vrasjes së policit Riza, sipas aktakuzës disa policsë dyshohet se planifikuan hakmarrjen duke e hedhur në erë lokalin Sekiraqa.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Policia e Ferizajt bashkë me policët e Njësisë ROSU, ekzekutuan një plan dhe u takuan në Fermën e Deleve në Racaj një ditë para ditës kritike dhe nga aty thuhet se dy persona u dëguan për të marrë mjetin plasës, minë kundër-tank dhe dy armë.
Në këtë ngjarje sipas pretendimeve të prokurorisë ishin të përfshira edhe dy vetura të Policisë.
Triumf Riza u vra në gusht të vitit 2007. I dënuari për këtë rast me 25 vite burgim, Enver Sekiraqa ndodhet në arrati.






