Ata pritet që të takohen me presidentin Volodimir Zelenskyn, nga i cili edhe janë ftuar ta vizitojnë Ukrainën.
Përmes një postimi në Twitter, Abazoviç ka publikuar një fotografi me anë të së cilës kanjoftuar se kanë mbërritur në Kiev bashkë me Edi Ramnën, shkruan teve1.info.
Ai ka shkruar se Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë lufte.
“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, ka shkruar Abazoviç.
Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase./Teve1.info/
Stigli smo u #Kiev sa @ediramaal da pružimo iskrenu podršku 🇺🇦 i njenim građanima u odbrani prava na slobodu. #MNE🇲🇪 će nastaviti da pomaže #Ukraine u ovom teškom trenutku i humanitarnoj katastrofi. pic.twitter.com/46ihDohbdf
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 15, 2022