TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Partizani shpallet kampion

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Pas katër vitesh, Partizani rikthehet te titulli kampion në Superiore teksa të kuqtë mposhtën në shtëpinë e tyre, Teutën me rezultatin 2-0. Demat kishin fatet në këmbët e tyre dhe nuk zhgënjyen në sytë e tifozëve teksa golin vendimtar e realizoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 38-të. Miqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin ndërsa në minutat shtesë gjetën edhe golin e dytë me Tedi Carën duke festuar kështu titullin e 17 në histori. Për t’u theksuar edhe fakti se trajneri Giovanni Colella bëhet i pari trajner italian që fiton titullin me Partizanin.

Nga ana tjetër, Tirana duhet të kënaqet me vendin e dytë edhe pse bardheblutë fituan në ndeshjen e fundit të sezonit me rezultatin 1-2 ndaj Erzenit në Durrës. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh me anë të Rimal Haxhiut në minutën e 36-të, por vetëm tre minuta më pas Ilirid Ademi barazoi shifrat. Rezultati në fund me Kristal Abazajn, por goli shërbeu sa për statistikë teksa kjo humbje nuk i prishi punë shijakasve që shmangën rënien një kategori më poshtë, edhe pse nuk e kanë siguruar ende elitën pasi ju duhet të luajnë në Play-Out kundër Korabit.

Në ndeshjet e tjera, Vllaznia fitoi në Ballsh ndaj Bylisit vendas me rezultatin 1-2 duke siguruar kualifikimin në Europë, ndërsa ballshiotët bien një kategori më poshtë duke mos mbijetuar në elitë. Laçi fitoi me shifrat 3-0 ndaj Kastriotit, por vendasit mbeten jashtë Europës duke mos shkuar më shumë se vendi i pestë në klasifikim.

Një triumf me vlera edhe për Kukësin në Rrogozhinë ndaj Egnatias. Verilindorët fituan me shifrat 0-1 teksa autori i golit ishte Shqiprim Taipi i cili zhbllokoi ndeshjet në minutën e 55-të. Pas këtij rezultati, Kukësi e mbyll kampionatin në vendin e shtatë ndërsa Kastrioti e kishte vulosur rënien një kategori më poshtë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Nxirret trupi i pajetë i shtetasit amerikan i aksidentuar në Prevallë

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Haziri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, gara do të jetë mes Kurtit dhe Osmanit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Lideri suprem i Iranit premton “fazë të re” në menaxhimin e Hormuzit

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri zbulon kandidatin e LDK-së për president, nëse arrihet marrëveshje me LVV-në

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrëveshje politike

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën