TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

E pas këtij dështimi të radhës, partitë politike po kërkojnë interpretim të ri të Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk po e dinë çka ndodhë pas 26 korrikut. Për ta, është e paqartë se a mund të konstituohet Kuvendi pas këtij afati.

by Fetije Kamberi
3 muaj ago
0 0
A A

Kërkesa e shefes së shtetit, Vjosa Osmani po mirëpritet nga përfaqësuesit e partive politike.

Por ajo çka mbetet e paqartë është çka ndodhë pas tri ditëve, kur është afati i fundit për konstituim nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se pikëpyetje është se a kanë të drejtë konstituojnë kuvendin në ditën e 31-të.

“Ne kemi dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, besoj edhe LDK po ashtu dhe deri tash nuk kemi marrë një aktgjykim. Kemi pritur shumë që kjo të ndodhë para datës 26, janë edhe tri ditë ndoshta do ta qartësonte së paku pjesën e votimit të fshehtë i cili në leximin tonë dhe të gjithë ekspertëve përveç atyre ekonomistëve të Vetëvendosjes që janë bërë ekspertë ligjor, të gjithë të tjerët e dimë që ndryshimi i rendit të ditës nuk mund të ndodhë. Nëse ne nuk arrijmë që ta konstituojmë kuvendin brenda 30 ditëve, pikëpyetje e madhe është se a kemi të drejtë ta konstituojmë në ditën e 31-të”, tha Krasniqi.

Edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kërkon qartësim për këtë.

Madje ai mendon që ka edhe shkelje kushtetuese.

“Vendit i duhet qartësim se çfarë ndodh pas periudhës 30-ditore dhe kalimit të afatit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Kemi një paqartësi me aktgjykimin e parë deri tani, dhe nuk kemi dyshim se tashmë ka edhe shkelje kushtetuese në lëndën tonë të dërguar në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Abdixhiku.

Që angazhimi i presidentes Osmani do e ndryshoj gjendjen, shpreson kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Tani besoj që ky angazhim është i nevojshëm. Kanë qenë dy opsione, një që të lejohet të kryhet krejt afati 30 ditor e pastaj me u kyç presidentja që do të ishte çka pastaj. Mendoj se kjo e ka edhe këtë përparësi sado që mund të kemi mendime të ndryshme që na i fiton disa ditë. Disa ditë të afatit 30 ditor që do të kishin mundësi të shpenzoheshin tani mund të ruhen që t’i kemi në të ardhmen kurdo që krijohet mundësia”, tha Haradinaj.

E kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se ky pezullim iu ndihmon partive politike të arrijnë një marrëveshje.

“Besoj që ka zhvillime të reja nga dje dhe kjo situatë ka shkuar aq gjatë, saqë është dashur të përfshihet edhe Presidentja. Mendoj se kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese ndihmon jo vetëm në procedimin e konstituimit të Kuvendit, por edhe për të ardhmen. Po t’i japim mundësi partive politike në këtë kohë pezullimi të përkohshëm që ka parashikuar Presidentja, mund të arrihet një shumicë dhe ndoshta një marrëveshje”, tha Limaj.

Prej Vetëvendosjes, shpresat i kanë në Nismën Socialdemokrate.

“Ne po presim një përgjigje prej këtij subjekti politik. Jemi optimist se do të kemi një përgjigje pozitive të paktën deri në fund të kësaj jave, pasi po i afrohemi datës 26 korrik, kur edhe konsumohet 30-ditëshi në a aktgjykimin e Kushtetueses. Një gjë e tillë duhet të ndodh para këtij afati sepse e kemi obligim dhe përgjegjësi secili prej deputetëve, pa marrë parasysh subjektet politike që të kontribuojë në konstatimin e Kuvendit”, tha Arbëreshë Kryeziu –Hyseni.

Të premten, është hera e 52-të që ligjvënësit mblidhen për të tentuar konstituim të Kuvendit të Kosovës.

E të shtunën, 26 korriku është afati i fundit për konstituim nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

“TYM I BARDHË NË KUVEND” – MË NË FUND NDODH KONSTITUIMI | MESDITË – 10.10.2025

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Konstituohet Kuvendi, Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

Zgjedhja e nënkryetarit me short, Basha i jep radhën Nenad Rashiqit

As Igor Simiq s’mund t’i merr votat për nënkryetar Kuvendi

Juventusi planifikon një transferim befasues për yllin kryesor të Milanit

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Serbi-Shqipëri në një ekran të madh, ‘Tifozat Kuq e Zi’ lënë takim në shesh… për festë

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Dështon Serxhan Popoviq për nënkryetar Kuvendi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën