TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partitë opozitare presin qartësi dhe zgjidhje për çështjen e targave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Partitë opozitare presin qartësi dhe zgjidhje për çështjen e targave

Pas ditës së fundit të muajit tetor, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, më nuk do të lejohen në qarkullim targat me akronime të qyteteve të Kosovës që janë të lëshuara nga Serbia.

Ky vendim pati ngjallur tensione në veri në fillim të muajit gusht, andaj bashkësia ndërkombëtare në vazhdimësi u ka bërë thirrje palëve për mos tensionim të situatës për shkak të targave.

Në lidhje me zbatimin e këtij vendimi, partitë politike opozitare kanë qëndrime të ndryshme.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se ende nuk e kanë të qartë se për çfarë është dakorduar kryeministri Kurti me presidentin serb në Bruksel.

“Ne e kemi parë që këta e kanë një marrëveshje gojore, pra kanë një dakordim të cilin nuk e kanë vendos në letër dhe pikërisht më shumë i ngjason pak atyre llafeve, fjalëve të fiseve sesa që i takon një kryeministri që përfaqëson një shtet, pra ky flet diçka tjetër dhe vepron diçka tjetër. Çka është marrë vesh me Vuciqin kemi me e pa shpejtë. Nuk po flet, e kemi provokuar edhe sot nuk po flet, çka është fol edhe çka është marrë vesh edhe për targat besoi që kemi me e pa edhe ditët në vijim”, thotë Abelard Tahiri, nga PDK-ja.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se është e rëndësishme që çështja e targave të mos e dëmtoi Kosovën në procesin e dialogut.

“Për çështjen e tabelave duhet me u rujt marrëveshja, marrëveshja nënkupton që targat e Republikës duhet të pranohen dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe automjeteve ndodh sipas një marrëveshje, nuk duhet me shkaktu asnjë lloj problemi në këtë fazë që po flasim sepse megjithatë duhet me e pa rrethanën e re që po vije lidhur me një dokument gjithpërfshirës i cili është qëllimi kryesor edhe i yni. Nuk duhet që kjo qeveri që asnjë pengesë e vogël me u bo, problem i cili e përjashton Kosovën nga tavolina e negociatave për procesin e negociatave”, është shprehur anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Për çështjen e targave ka mbetur që palët të arrijnë një marrëveshje në Bruksel por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Kronika e realizuar nga gazetari Valmir Gallopeni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Zakonet e mëngjesit që po ju prishin gjumin!

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Nimani: Synojmë gjashtë deputetë në Kuvend, pastaj bashkimin e forcave me PDK-në

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Emisioni “Info Nata” 19.12.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën