TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

by Tëvë1
9 muaj ago
1
A A
​Partitë në pritje të ftesës së presidentes për takim konsultativ

Partitë parlamentare po presin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të përfshihet për zgjidhjen e krizës politike në vend. Subjektet janë shprehur të hapura për të marrë pjesë në ndonjë takim të ftuar nga e para e vendit për daljen nga ngërçi në Kuvend dhe për të hapur rrugën për formimin e institucioneve të reja.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidencës, lidhur me mundësitë që e para e vendit të thërras takim konsultativ me partitë politike, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Kuvendi i Kosovës – që nga 15 prilli kur është thirrur seanca konstituive – ka dështuar dymbëdhjetë herë radhazi të konstituojë legjislaturën e nëntë.

Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa – nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun e cila është propozuar për kryetare të Kuvendit.

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci, thotë për KosovaPress se kriza aktuale kërkon zgjidhje politike që, sipas saj, mund të vijë përmes një marrëveshjeje në mes të akterëve politikë.

Mirëpo, sipas saj, duke marrë parasysh se presidentja Osmani ka treguar gatishmërinë që të lehtësojë formimin e institucioneve të reja, atëherë janë të hapur për të marrë pjesë në një takim të tillë.

Statovci e cila në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, akuzon partitë të tjera parlamentare, që sipas saj janë “humbësit e zgjedhjeve për qasje dekonstruktive në konstituimin e Kuvendit”.

“Aktualisht, kjo çështje kërkon një zgjidhje politike që mund të vijë përmes marrëveshjes ndërmjet akterëve politikë. Presidentja Osmani ka bërë të ditur që në fillim, se është e gatshme të asistoj çdo herë për të ndihmuar që rendi kushtetues, stabiliteti politik dhe zgjidhja e problemeve që po shkaktohen të tejkalohen. Unë kam punuar me Presidenten Osmani, dhe e di që ajo çdo herë është e gatshme t’i shërbej interesave të Republikës”, thotë Statovci.

Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në takim me presidenten Osmani, mirëpo shtojnë se involvimi i të parës së vendit do të ishte i panevojshëm nëse partitë do të arrinin një marrëveshje politike.

Deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë për KosovaPress se dalja nga kriza politike në Kosovë është propozimi i tyre për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse tranzitore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Punëtorët e “Trafikut Urban” paralajmërojnë grevë më 13 shkurt

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Nis protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku shpallen boksierët e vitit 2025

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

Shaqiri lë prapa rivalët, lojtari me më së shumti kontribute në ligë

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

SBASHK fton anëtarësinë të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Albert Vallçi largohet nga St. Gallen, rikthehet në Austri te Sturm Graz

Prishtina njofton për oraret dhe linjat e transportit të ri

Punëtorët e “Trafikut Urban” paralajmërojnë grevë më 13 shkurt

Vazhdon protesta e Cristiano Ronaldos, nuk do të luajë as ndaj Al Ittihad

Vazhdon protesta e Cristiano Ronaldos, nuk do të luajë as ndaj Al Ittihad

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën