TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Partitë dhe kandidatët mund të aplikojnë deri më 22 mars për certifikim për zgjedhjet në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Publikohen shpenzimet e LVV, PDK e LDK gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021

Partitë politike apo kandidatët e pavarur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, mund të aplikojnë për certifikim deri më 22 mars të këtij viti, raporton teve1.info

Përmes një komunikate për medie, KQZ ka njoftuar se kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në KQZ, në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në 16:00.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (partitë politike, kandidatët e pavarur, koalicionet dhe iniciativat qytetare) se afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill, përfundon më 22 mars 2023. Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, thuhet në komunikatë.

Sipas KQZ-së, të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike.

Ndërsa, sipas komunikatës së KQZ-së, kandidatët që e kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm, nuk kanë nevojë të paraqesim aplikim të ri.

“Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë nevojë të paraqesin aplikim të ri, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Në Mitrovicë përkujtohet 27-vjetori i vrasjes së Latif Berishës dhe Agim Hajrizit

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Kryesia e PDK-së: Qeveria e papërgjegjshme dhe qytetarët në krizë, zgjedhjet e reja duhet të sjellin stabilitet e zhvillim

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Emërimi i anëtarëve në KQZ, presidentja Osmani kritikohet pse iu drejtua Kushtetueses

Po hetonte kontingjentin e derivateve, kërcënohet një zyrtar doganor

Vuani nga pagjumësia? Hani këto ushqime para se të flini dhe problemi zgjidhet

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Ngjyrat e pranverës në pasarelë

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën