TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partia katalonase i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës

by teve1
1 vit ago
0
A A
Partia katalonase i kërkon Spanjës njohjen e Kosovës

Partia katalonase Junts, e drejtuar nga Carles Puigdemont, i është drejtuar Parlamentit të Spanjës me një kërkesë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Spanja është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian – bashkë me Qipron, Greqinë Sllovakinë dhe Rumaninë – që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Në letrën e partisë Junts përmendet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila në vitin 2010 kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjithashtu përmendet edhe njohja e Kosovës prej mbi 100 shteteve.

“Refuzimi spanjoll për ta njohur një shtet që shfrytëzoi të drejtën legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Dhe ky refuzim është një faktor destabilizues në këtë zonë, në një kontekst të shënuar nga luftë në Ukrainë të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, thuhet në propozim.

“Në këtë kuptim, nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji si Rusia, Kina ose Bjellorusia, me refuzimin për ta njohur Kosovën”.

Spanja i tha më 28 maj Radios Evropa e Lirë se nuk ka ndryshuar qëndrim për shtetësinë e Kosovës.

Pas njohjes zyrtare të shtetit palestinez, Spanja i tha REL-it se situata e Kosovës është krejtësisht ndryshe.

Arsyeja kryesore për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Spanjës besohet se lidhet me qëndrimin spanjoll karshi aspiratave të rajonit verilindor të saj, Katalonjës, që të pavarësohet.

Ky rajon ka pasur disa përpjekje të pasuksesshme që të ndahet nga Spanja, ndërsa Madridi zyrtar e ka kundërshtuar ashpër këtë lëvizje.

“Situata në Palestinë është ndryshe. Njohja e shtetit të Palestinës nuk prek në integritetin territorial të Izraelit, pasi ai territor nuk ka qenë asnjëherë ligjërisht pjesë e shtetit të Izraelit”, ka thënë Elena Aljarilla Cortezon, këshilltare për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, në një përgjigje për REL-in.

Në letrën e partisë Junts theksohet se njohja e Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së, i mundëson asaj përparimin në procesin e integrimeve.

Çështja e njohjes së Kosovës nga Spanja është diskutuar në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, më 27 maj në Bruksel.

Disa burime i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në këtë pikë ka pasur grindje të hapur ndërmjet palëve nga Gjermania dhe Spanja.

Derisa Gjermania ka qenë “shumë bindëse” për njohjen e Kosovës, “Spanja ishte në mbrojtje, duke argumentuar se Kosova nuk ishte në agjendë”

Në janar të këtij viti, Spanja njohu pasaportat e Kosovës, pasi qytetarët filluan të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Mediaplani per reklamimin pa pagese – Balotazhi i 9 nëntorit

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Oferta e Tëvë1 për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Ardian Nuhiu do të bëhet trajner i Tiranës?

Interi Miami me kontratë të re për Messin

Miqësore me Argjentinën për 12 milionë euro, por për një arsye të madhe

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Emisioni “Ditari” 30.10.2025

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Kosova si shembull – Federata evropiane e xhudos i vlerëson lartë kosovarët

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Qatip Osmani largohet nga Malisheva

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Rikthehet në funskion njësia B2 e Termocentralit “Kosova B”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën