TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Parqet Kombëtare, vlerë e rrallë e trashëgimisë natyrore të Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Parqet Kombëtare, vlerë e rrallë e trashëgimisë natyrore të Kosovës

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (Swedish EPA) përmes projektit të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, ka lansuar fushatën e fokusuar në ngritjen e vetëdijes për zonat e mbrojtura të Kosovës dhe në veçanti për parqet kombëtare.

Siç njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kjo nismë synon të vë në pah rëndësinë që ka mbrojtja e këtyre thesareve natyrore dhe të ofrojë të dhëna dhe fakte për këto vlera të mbrojtura të natyrës.

“Kosova është një vend me peizazhe dhe ekosistemeve të jashtëzakonshme që përfshin male, pyje, lumenj dhe liqene madhështore, me një biodiversitet që meriton vëmendje dhe përkujdesje. Zonat e mbrojtura të natyrës në Kosovë janë habitate të një numri të madh të llojeve të florës dhe faunës, dhe përfaqësojnë trashëgimi natyrore me vlera unike. Parqet kombëtare përfaqësojnë ekosistemet më të çmuara të natyrës sonë dhe kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes (kategoria II sipas IUCN)”, thuhet në njoftim.

Përmes kësaj fushate, MMPH synon të rrisë vetëdijesimin mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së parqeve tona kombëtare.

“Duke ofruar fakte, të dhëna dhe informata mbi ekosistemet e rralla të parqeve kombëtare të Kosovës, dhe llojet e rralla bimore dhe shtazore që janë pjesë e këtyre habitateve, ne dëshirojmë të vëmë në dukje se sa të rëndësishme dhe sa të vlefshme janë këto zona”.

“Është përgjegjësia jonë kolektive të ruajmë bukurinë natyrore të Kosovës për brezat e ardhshëm. Duke mbrojtur parqet tona kombëtare, ne jo vetëm mbrojmë biodiversitetin tonë, por gjithashtu ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe sigurojmë mirëqenien e brezave të ardhshëm”, thuhet në raport.

Fushata ka filluar më 22 maj me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Biodivesritetit dhe do të vazhdojë me 24 maj ku do të shënohet Dita Evropiane të Parqeve, me një sërë aktivitetesh në zonën e Prevallës në Parkun Kombëtar Sharri.

Me pastaj fushata do të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës edhe me aktivitete tjera përfshirë edhe rrjetet sociale, dhe do të përfundojë në muajin gusht.

Tags: AMMKKosoveparqet kombëtare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën