TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Parlamenti ukrainas miraton Ligjin e ri për mobilizim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Parlamenti ukrainas miraton Ligjin e ri për mobilizim

Parlamenti ukrainas ka miratuar ligjin për mobilizimin ushtarak që do të rrisë numrin e trupave, thanë dy ligjvënës, përderisa vendi po përballet me problemin e mbushjes së radhëve teksa po vazhdon pushtimi që Rusia nisi mbi dy vjet më parë.

Më 11 prill, për mobilizimin ushtarak votuan 283 ligjvënës në Parlamentin prej 450 anëtarësh, thanë ligjvënësit Yaroslav Zheleznyak dhe Oleksiy Honcharenko.

Një nen për çmobilizim të atyre që aktualisht po shërbejnë në forcat e armatosura është hequr nga ligji dhe kjo lëvizje pritet të shkaktojë zemërim në mesin e trupave ukrainase dhe familjarëve të tyre. Heqja e nenit për çmobilizim nga ligji u mbështet nga 227 ligjvënës.

Projektligji për mobilizim ishte miratuar në lexim të parë më 7 shkurt.

Më 2 prill, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënshkroi një ligj duke ulur moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç.

Ukraina është në gjendje lufte që nga 24 shkurti i vitit 2022, ditën kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në shkallë të gjerë të shtetit fqinj.

Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, deklaroi në shkurt se Ukrainës i duhen 500.000 rekrutë të rinj për të forcuar radhët./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Vritet shefi ushtarak i Huthëve, Izraeli merr përgjegjësinë

Huthët paralajmërojnë ndërhyrje nëse përshkallëzohet lufta Izrael-SHBA kundër Iranit

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Trump pretendon se Irani hapi Hormuzin për 10 cisterna si shenjë serioziteti për negociata

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Doktoresha shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Doktoresha shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

KRU “Prishtina” paralajmëron për mundësi turbullirash në furnizimin me ujë pas reshjeve

KRU ‘Prishtina’: Shteti mbahet duke paguar shërbimet bazë, siç është uji

Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla:Nuk isha i vetmi që dija për problemet mes Naim Murselit dhe Liridonës

Gjyqi për Liridona Ademajn, Kushtrim Kokalla:Nuk isha i vetmi që dija për problemet mes Naim Murselit dhe Liridonës

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Izraeli pretendon se ka goditur objekte në Iran që prodhojnë raketa dhe mina detare

Hulumtim i REL: Moska i ofron strehim udhëheqësit të grupit serb të dyshuar për incidentet në Paris e Berlin

Hulumtim i REL: Moska i ofron strehim udhëheqësit të grupit serb të dyshuar për incidentet në Paris e Berlin

Kurti fton presidentin e Kenias të hap ambasadë në Prishtinë

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Francë, do të takohet me Macron

Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformën së mirëqenies “Çika”

Prishtina Mall bëhet partner Elite i Platformën së mirëqenies “Çika”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën