Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se parlamenti i Cyrihut ka miratuar me shumicë votash dhënien e disa kamionëve për mbeturina për Prishtinën.
Rama ka thënë se ky propozim ka ardhur nga Partia Socialdemokrate dhe ajo Liberale.
Derisa, ai ka thënë se një deputet nga SVP-ja ka kundërshtuar për këtë vendim.
“Ndërsa pati edhe kundërshtime nga një deputet i SVP-së, qëndrimet e kësaj partie ndaj Kosovës dhe shqiptarëve nuk janë të reja. Kjo është edhe një ndihmë tjerër dhe një akt solidariteti dhe mbështetjeje, veçanërisht i rëndësishëm duke pasur parasysh komunitetin e madh shqiptar që jeton e kontribuon në Zvicër”, ka shkruar kryetari./teve1.info/