TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë një rezolutë për raportet Kosovë – Serbi

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Eurodeputeti: PE sot jep dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian (EP) pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga grupi i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator, njoftoi të hënën deputeti kroat në EP, Tonino Picula.

Kërkesën për këtë rezolutë e bëri vetë Picula, në lidhje me raportet mes dy vendeve fqinje dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit.

Picula tha se e mori shumicën e nevojshme për propozimin e tij dhe se për këtë rezolutë do të diskutohet në seancën e dytë plenare gjatë këtij muaji.

“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.

Policia e Kosovës u sulmua terrorikisht në fshatin Banjskë, në Komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.

Për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ecurinë e dialogut dhe tensioneve në veri, do të diskutohet të martën me 3 tetor në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Pesë ditë pas sulmit, Millan Radoiçiqi e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe, shkruan REL.

Sulmi në veri ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiqi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel.

Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë.

Tags: Parlamenti EvropianRaportet Kosove - SerbiTonino Picula
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 18 vjeçarit u raportua si përleshje me thikë, në intensivë thonë se nuk është evidentuar therrje

Aksident në Kçiq, një fëmijë në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse në Gaza

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dënuari me pesë vite burgim për dhunim

MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Haxhiu takon organizatat e shoqërisë civile, premton rritje të transparencës dhe bashkëpunimit

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

Lidhjet me Epstein çojnë në arrestimin e vëllaut të Mbretit Charles

MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Buxheti i vitit 2026, një hapi i rëndësishëm për shërbimin e qytetarëve dhe zhvillimin e Kosovës

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën