TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

nga Besarta Mehmeti
20 Prill, 2022
0
A A
Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për liberalizim të vizave për Kosovën

Këto thirrje janë përfshirë në tekstet e drafteve të raporteve për Kosovën dhe për Serbinë, të cilat i ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Në raport përsëritet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liberalizim vizash.Ndërkaq, i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë raport thuhet se janë në dijeni për qëllimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

“Kosova ka shënuar përparim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përshëndetet edhe përkushtimi për avancimin e reformave në kuadër të Agjendës së reformave evropiane”, thuhet në këtë raport. Si dëshmi për këtë përmendet edhe fakti se Kosova ka avancuar për 17 pozita në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës Transparency International.

Gjithashtu, përmendet fakti se në Kosovë ekziston një mbështetje e madhe për integrim në BE gjatë vitit 2022.

“Por, nënvizojmë faktin se nuk ekziston një procedurë e shpejtë dhe se normalizimi i raporteve me Serbinë është i domosdoshëm për avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në tekstin e draftit të raportit, për të cilin do të diskutohet të enjten në seancën e Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Edhe kësaj radhe përsëritet thirrja për 5 vendet e BE-së për ta njohur Kosovën.

“Shprehim keqardhje për faktin se 5 vende anëtare të BE-së akoma nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsërisim thirrjen që ta bëjnë një gjë tillë”, thuhet në këtë tekst.

Përmes këtij raporti, Parlamenti Evropian shpreh mbështetjen e plotë për paralajmërimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në të njëjtën kohë u është bashkuar të gjitha qëndrimeve të BE-së në lidhje me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, ka shpallur sanksione dhe me një Rezolutë të veçantë në Kuvend e ka dënuar këtë agresion.

Në tekst kritika Kosovës i janë drejtuar për gjendjen në Gjyqësor. Është shprehur shqetësim për shkak se Gjyqësori vazhdon të jetë joefikas dhe i ndjeshëm nga ndërhyrjet politike. Në këtë drejtim është përshëndetur propozimi për reformën e Prokurorisë dhe është kërkuar që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias.

Parlamenti është në dijeni dhe për planin e Qeverisë për vetting të gjykatësve dhe prokurorëve dhe nënvizon se kjo duhet të mbetet vetëm si mundësi e fundit dhe të mos injorohen qëndrimet e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është përshëndetur edhe përpjekja për depolitizimin dhe profesionalizimin e shërbyesve civilë.

Nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. “Jemi të shqetësuar se autoritetet akoma nuk e kanë zbatuar këtë vendim dhe në këtë mënyrë dëmton përkushtimin e Qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit dhe respektin për pavarësinë e gjyqësorit”, thuhet në tekst.

Parlamenti, sipas draftit të këtij raporti, shpreh keqardhje për suksesin e kufizuar të nismave për të përfshirë komunitetin serb të Kosovës në strukturat politike, sociale dhe ekonomike. Ndërkaq, rikujton se institucionalizimi dhe mësimi i gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe qasja e barabartë në shërbime dhe informacione në gjuhët zyrtare, është esenciale.

Duke rikujtuar rolin e mediave si shtyllë të demokracisë, bëhet ftesë për mbrojtje të gazetarëve nga presionet politike dhe thuhet se gjuha fyese ndaj gazetarëve është e papranueshme.

Po ashtu, kërkohet që të ketë transparencë më të madhe të mediave, përfshirë edhe të pronësisë së tyre.

Është shprehur keqardhje edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë.

Ndërkaq, në tekstin e draftit të raportit për Serbinë shprehet keqardhje për faktin se ky shtet nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Në të njëjtin tekst u bëhet thirrje autoriteteve në Serbi që “të dëshmojnë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së dhe të përshtaten me vendimet dhe qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”.

Në këtë tekst thuhet se deputetet janë “thellësisht të brengosur” për përhapjen e dezinformatave për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Komisionit Evropian që të mbështesin infrastrukturën për luftë kundër dezinformatave dhe kërcënimeve tjera hibride.

Parlamentarët evropian do t’i bëjnë ftesë Serbisë edhe të veprojnë kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe të ndërpresin retorikën nxitëse, e cila keqëson raportet me fqinjët dhe rrezikon stabilitetin rajonal dhe pajtimin.

Sikur në tekstin e draftit të raportit për Kosovën ashtu edhe në këtë për Serbinë rikujtohet se përparimi në rrugëtimin drejt BE-së është i lidhur me përparimin në procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën.

Nga të dyja palët kërkohet angazhim drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve që do të ishte kyç për përparimin e të dyja palëve në rrugëtimin e tyre evropian.

Për tekstet e këtyre dy drafteve do të diskutohet të enjten, ndërsa pastaj deputetët do të mund të propozojnë edhe amendamente. Më vonë në formën e Rezolutës së Parlamentit Evropian do të duhet të miratohen në një seancë plenare. Rezolutat e tilla kanë një rëndësi politike, sepse paraqesin qëndrimet e këtij institucioni të rëndësishëm në BE, por ato nuk kanë fuqi obliguese ndaj vendeve anëtare./REL

Tags: BEKosovaParlamenti Evropian
ShareTweet

Postime të ngjashme

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Amerikani Greg Gibson, trajner i ri i KB Peja

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Transporti urban në Ferizaj, qytetarët pa pritore – Komuna premton zgjidhje

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Deputetët synojnë komunat, ligjërisht asnjë ndalesë

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Paralajmëruar mbi 1 vit, çka u bë me rimbursimin për shishe?

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Bllokada në Kuvend lë pa shtesa mësimdhënësit për pesë muaj

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Mulla Asllan Murati – Imami që sfidoi rrezikun për t’i kthyer eshtrat e Isa Boletinit në atdhe

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X