TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Parlamenti Evropian kërkon parandalim të ndikimit të Rusisë në Ballkan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Parlamenti Evropian kërkon parandalim të ndikimit të Rusisë në Ballkan

Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tekstin e propozuar, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, propozohet që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas.

Në disa pjesë të propozim-Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë.

Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim.

Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon i cili nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Po ashtu, thuhet se vazhdimi i negociatave të anëtarësimit me Serbinë do të bëhet vetëm pasi ky shtet të jetë në linjë të njëjtë me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë.

“Parlamenti Evropian nënvizon se të gjitha vendet që duan të bashkohen me BE-në duhet në tërësi të përshtaten me vlerat themelore dhe politikat e përbashkëta lidhur me agresionin e paligjshëm të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në tekst.

Rezoluta e propozuar bën thirrje edhe për masa ndaj atyre që rrezikojnë unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe kërkohen sanksione ndaj liderit të Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik.

“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen për miratimin e sanksioneve specifike kundër akterëve destabilizues në Bosnjë e Hercegovinë, përfshirë edhe ata që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial, posaçërisht ndaj Millorad Dodikut”, thuhet në këtë tekst dhe bëhet thirrje që vendet anëtare sa më parë të miratojnë këto sanksione.

Ndonëse nuk përmendet me emër në tekstin e propozim-rezolutës, nga Komisioni Evropian kërkohet që të nisë hetime të brendshme ndaj Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, për shkak të raporteve se ai ka “ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende kandidate”.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në tekst./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

AARC kërkon rol udhëheqës të ShBA-së në dialogun Kosovë–Serbi

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dedaj: Faktori njeri dhe shpejtësia, shkaktarët kryesorë për aksidente me fatalitet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Dreshaj: LVV do zgjedhje, kërkon edhe bashkëpunues që t’ia bartë dështimet

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Gjashtë lojtarë të Sassuolos izolohen para ndeshjes me Juventusin, shkaku i një virusi

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Enver Idrizi e kishte rrahur dy herë Chuck Norrisin, karateisti shqiptar kujton kohën me aktorin e ndjerë

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Xhaka me lot në sy flet për fëmijërinë e tij: Me vëllain qëndronim nga 18 orë vetëm në shtëpi

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Liderët shtetërorë e partiak urojnë myftiun Naim Tërrnava

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën