Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës në disa vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit.