Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e institutit.