Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.