Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, do të mbajë mot dinamik, i shoqëruar me erëra në forë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-30 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në intervale të shkurta kohore. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokale e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim. /Teve1.info/