Java që po vjen pritet të karakterizohet nga vranësira dhe reshje lokale shiu.
Të hënën dhe të premten pritet të ketë edhe intervale me diell.
Ky është parashikimi nga ‘Prishtina Weather’:
Datat:
1.05 – Vransira e intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
2.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu.
3.05 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. Më vonë pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullimë.
4.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu.
5.05 – Vransira e intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.
Era do të fryjë nga juglindja, të martën edhe mesatarisht e fuqishme 7-16m/s.
Shtypja atmosferike luhatet kryesish përreth vlerave normale.