Të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Acar në mëngjes.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.
Derisa, temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 13°C.