Të premten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të mbeten pothuaj konstante me rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.
Temperatura maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 33 gradë Celcius.
“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë. Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillohet respektimi i udhezimeve të IKSHP”, thuhet në njoftim./teve1.info./