Sot në Kosovë parashihet të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në mëngjes do të ketë mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë C.
“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.







